Freitag, 21. November 2008

DASHNIM HEBIBI


8

Doli libri më i ri në poezi shqip-anglisht "Aristokracia e shpirtit" e poetit preshevar Dashnim Hebibi


Shkruan shkrimtari dhe gazetari Rrustem Geci



Libri më i ri i Dashnim Hebibit “Aristokracia e shpirtit” është një prurje e re në letërsinë tonë. Komuniteti ynë letrar ka kohë që njihet me poetin Dashnim Hebibi. Ai u lind në Preshevë më 12 qershor 1976. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për gazetari i kreu në Universitetin e Tiranës.
Vezufi i poezisë sonë, Dashnim Hebibi, sjell në poezinë tonë vlera të mirëfillta kombëtare. Poezia e Dashnimit është e fortë dhe shpërthyese. Opusi letrar i Dashnim Hebibit është mjaft i gjerë. Ai deri më sot ka botuar këto vepra: ‘Njëqind orë udhëtim’; ‘Hënë e fshehur’; ‘Kohë me shumë vrima’; ‘Lexim i tokës’; ‘Kosova, një zjarr amë’; ‘Dialog me gurin’; kurse libri ‘Aristokracia e shpirtit’ është më i riu. Autori i kësaj përmbledhjeje poezish, në dorëshkrim ka një poemë dhe një roman që pritet të dalin në dritë brenda këtij viti.

Tërësia poetike e Dashnim Hebibit është një botë e ashpër të kundërtash, siç është dhe realiteti ynë. Dashnimi nuk ndalet, ai punon shumë dhe ashtu sikur frymëzimet që i bashkon, ashtu është i përkushtuar për unitet në të gjitha fushat, ku të gjithë janë të njoftuar me punën përkushtuese dhe shumë fisnike që ai bën.

Një biografi modeste me pak fjalë nuk është e mundur të përshkruhet për këtë preshevar. Dashnim Hebibi gjatë studimeve ushtroi profesionin e gazetarisë thuajse në të gjitha gazetat e asaj kohe që botoheshin në Shqipëri. Ai, me sukses të shkëlqyeshëm, mbaroi Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës tek i njohuri Avi Bleier.
Me krijimtari letrare filloi të merrej qysh nga shkolla e mesme. Poezitë e Dashnim Hebibit janë të përkthyera edhe në disa gjuhë, si në gjermanisht (‘Dialog me gurin’), anglisht (‘Aristokracia e Shpirtit’), turqisht, italisht dhe frengjisht. Është i shpërblyer disa herë me penën e artë në diasporë për kontributin që po jep për shkollën plotësuese shqipe.
Pas përfundimit të studimeve u largua për në diasporë, konkretisht në Zvicër, ku ushtron profesionin e gazetarisë ndër vite në gazetën "Bota Sot", (redaktor i diasporës), ku temat e tij lexohen me ëndje, sepse janë të problemeve sociale, të gjuhës shqipe dhe shumë tema tjera interesante. Gjithashtu është edhe recenzent dhe redaktor i disa librave që janë botuar në diaporë, Kosovë dhe Maqedoni. Ka punuar edhe korespondent i Radio Televizionit të Maqedonisë, redaksia e gjuhës shqipe. Merr pjesë edhe në disa emisione të diasporës në kuadër të TV Diaspora-RTK me qendër në Berlin. Organizator i qindra programeve argëtuese rinore për çdo vit, anëtar i shoqatës së gazetarëve profesionistë me seli në Bruksel, reporterëve pa kufij me seli në Paris, anëtar i shoqatës së gazetarëve profesionistë në Zvicër, anëtar i shoqatës së gazetarëve në Shqipëri, anëtar i lidhjes së shkrimtarëve në Zvicër, Shqipëri e Kosov! ë, dhe një ndër kryesuesit e shoqatës së gazetarëve shqiptarë profesionistë me seli në Zvicër.
Dashnim Hebibi, me një fjalë, mund të cilësohet një ambasador i denjë i Luginës së Preshevës. I dhënë i tëri pas kulturës, vitin e kaluar mori pjesë edhe në Eurovizionin e mbajtur në Stamboll të Turqisë. Në shkrimet e tij shihet qartë një lokalizëm i lehtë e modest për Luginën e Preshevës. Kohëve të fundit, krahas punës përkushtuese për magjistraturë në lëmin e diplomacisë, Dashnimi po angazhohet shumë edhe në tri shkolla plotësuese shqipe në Zvicër. Dashnim Hebibi jeton dhe vepron me familje në Cyrih të Zvicrës, ku është i martuar dhe ka dy vajza: Dea dhe Eda. Përkthimin në anglisht e realizoi maestro Jeton Arifi.



Dashnimi në fillim të librit shkruan:

Dy fjalë shpirti

Me disa fjalë të dalura nga zemra, këtë libër ia kushtoj prindërve, vëllezërve, bashkëshortes, dy vajzave të mia: Dea dhe Eda, nipit Gentit e mbesës Daorsës, profesoreshës sime Sadete Emërllahu Presheva prej së cilës mësova ABC-në e poezisë, dhe gjithë miqve të mi që më respektojnë dhe i respektoj.

versioni anglisht: A couple of words from my soul
With a few words from my heart I would like to dedicate this book to my parents, my brothers, my wife, my two daughters Dea and Eda, my nephew Genti and my niece Daorsa, to my professor Sadete Emërllahu Presheva who taught me the primer of poetry, and to all my respected friends.


Disa poezi enkas nga ky libër

Dy poezi kushtuar kusheririt tim dëshmor Mitat Musliut dëshmor i UçPMB-së, Lavdi Mitatit dhe të gjithë dëshmorëve

Në Rahovicë gjëmon kujtesa
kohën e mas me trimëri
me pjesëmarrjen e trimërisë
Mitati shikon Çamërinë
hymni i flamurit kudo nëpër qiell
krismat e pushkës te mulliri
matet koha e kufiri
po të vini me vonesë
mirrni flamurin, mirrni qëllimin, mirrni betimin
edhe emrat e megjeve
e kur t'mi mbyllni sytë
kufinjtë hiqmi
që t'më bashkohet trupi
mbi flamur dhe një zemër
Strezoc, 2006

poezia e dytë për Mitat Musliun

Dashnim, a po dëgjon
heronjtë s´vjetrohen
as gjaku s´bëhet ujë
ma tha Mitat Musliu
tek hynte në flamur


Nëpër udhët e mia
Presheva është tërë bota,
Skënderbeun tim
unë aty e kam,
në rrugën e shtëpisë sime,
afër qershisë

poezia e radhës

O gurë i shkëmbit
Asgjë më shqiptare
Se këto vargje shqip
Asgjë më shqiptare
Se kjo poezi për ty


poezia e radhës

Kjo këngë me vuajtje
me dhembje e pagjumësi
i bie fort armikut
sa herë mbi Preshevë
mprehë thikat errësira

poezia e radhës

Sa herë jam zhveshë
mbi këtë lendinë të malit
vetëm degët e lisave e dijnë
të bukurën e atij përqafimi
dhe të ëmblën e atij takimi

poezia e radhës

Unë edhe mund të gënjej
po të them se ju shoh çdo mëngjes
zemrën time e pushkaton mërgimi
e di se e dini
që në bregun e zemrës
lotët më kërcënojnë se do të harxhohen
që psherëtimat tani u kuptuan
se mjerimi është një fjalë
e thyer e trishtuar
dhe siguria e çastit mori drejtimin e kujtesës
ju putha prindër në sy e dorë
sa shpesh nuk e di
prap ndjehem i plagosur dhe ndonëse e di
koha qëndisë mallin, e presjet dhe pikat pyesin pikëpyetjen
dhe atëherë kujtohem te pragu i shtëpisë
piva ujë, piva ujë e u freskova
se buzët shkrumë etje i kisha
i një mendjeje jam
nuk di si ta titulloj mallin
rrugën e mërzisë dhe kohës
befas pashë vargun fluturim nga qielli i Preshevës
atje nga numri 13 i adresës sime
gjeta biletën e shpirtit
i putha sytë babës dhe nënës
e prapë u ktheva
e shpalla veten të mërguar
Preshevë, shtator 2000

poezia e radhës

Dea dhe Eda
Në atë dhomë ku zëri i poezisë më thërret
më kapë për qafe, për dore dhe më drejton kah bota e krijimit
shoh vajzat e mia që flenë
trishtueshëm pa puthjen time
vetëm të fshehtën shihja në atë gjumë fëmijërie
Dea afër Edës
komunikon me ajrin e gjumit
‘babi na përqafon kur të vijë
dhe prapë na puthë kur të shkojë’
e mbuluar me batanien e gjumit
lehtas vargjet e puthin Dean dhe Edan
lirshëm dridhen
thirrin poezinë
‘qofsh e vjetër apo e re
pse je e ftohtë dhe e largët
rrojmë të vetme
na kthe babin t'na përqafojë’...

rrgeci@web.de

---------------------------
Dashnim Hebibi u lind me1976 ne Presheve,ku kreu edhe shkollen e mesme.
Ka studjuar per gazetari ne Univerzitetin e Tiranes.

Ka botuar permbledhejet poetike:Njeqind ore udhetim;Hene e fshehur;Dialog me gurin(shqip -gjermanisht).

Dashnim Hebibi eshte i perfshire me poezite e tija neper antologji.

Jeton ne Zürich dhe eshte nje nga redaktoret e te perditshmes "BOTA SOT".
Ai ka nje bashkepunim te ngushte me TV-Diaspora,si dhe me revisten per femije
qe botohet ne Gjermani"DORUNTINA".

Flori Bruqi

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite