ENGJULLI I FJALËS SË SHKRUAR-AZEM SHKRELI
AZEM SHKRELI

AZEM SHKRELI
1938 -1967
Azem Shkreli u lind më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosovafilmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997) si dhe vepra në prozë.
KATER KESHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
NE RRUGE
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?
Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t'kësaj kange?
Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m'tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?!
NENAT
SHOKUT TIM PER NENEN
Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.
Bëhen rojë murane
te krojet e shtera të gjirit.
Në ballin tonë për herë
u bëjnë dritë shejt gishtat.
Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.
Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.
Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.
E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.
Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.
LIQENI
Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.
Ti s'je më syri
im as loti i saj.
Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.
Për Shën-Naumin
paske zemër t'gjerë.
Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.
Më vjen të zbres në fund t'fundit,
të vdes i gjelbër me alat.
MANIFEST I MARRE
Mesojeni kohen te mos i haje te vetet,
c'u shemb shemtije do te ngrehin poetet...
Zjarrmia
Tash sa kohe
po don te gdhije
e s'po mundet...
NJEREZIT
Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?
Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.
Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.
fjala dhe vepra juaj jetojnë me ne i madhi Azem Shkreli
Shaban Cakolli


0 Kommentare:
Kommentar veröffentlichen
Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]
<< Startseite