hasije selishta-kryeziu
P.S
U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.
Veprat
1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”
Mbishkrim
Mbishkrimi në lëkurë
gjakun pi pak nga pak,
thërmijë në duart e të tjerëve.
Kam frikë jetën…
Ma shuajnë kristalet e shuara.
Kur jam e huaj
Sa të largëta janë
Mimozat e mia,
druaj nën qiellin e huaj.
Në hapësirëne madhe druaj
për heshtjen e gëzimeve
dhe hidhërimeve që nuk i shoh.
Ndjenjë e padukshme në mua,
Mëngjesi dhe Mbrëmja
më përqafojnë si duart e vdekura.
Gjëmbim i egër
Në çdo pëllëmbë ajri ndryshon
dëndësitë derdhen në hapësirë,
shpërndahen si përbindsha
në kufomat e shtrira.
Një kurorë e thurur
prej trupit të njeriut
gjëmbohët egërsisht.
Balerina
Koha ecën dhe shkon,
Balerina në udhëtim,
Në urat e thyera,
ndërron stacionet.
Ëndrra në fushë,
trokitje e një thëllëze.
Rikthimi
Hapat vibruan
Në kohën e zënë peng,
sprapsen kujtimet,
vitet bredhin nëpër asht.
Në grimën e një puhie
përtyp kohën,
më përdhunë tkurret,
rrëmih që të rikthej vetdijen.


0 Kommentare:
Kommentar veröffentlichen
Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]
<< Startseite