Mittwoch, 19. November 2008

poeti ynë-DIBRAN DEMAKU

Dibran Demaku


Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore
2. Rrëfimet e kalasë se vjetër




PORTRET LUFTETARI
(Babait)


Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi
një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri

Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti
kishte vetëm një dashuri
për te gjithë:diell-liri.

Ne te dy luftërat botërore
ishte luftëtar i lirisë
mbronte gjeografinë e atdheut.

Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin
ne jetën e vet te vogël
ne shpirt ujiste nderin.

Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë
ne jete-mbi te gjitha te çmoj


EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ
(Vëllait tim Behramit i rene
për liri ne luftën e fundit)


Si babai ynë dikur
Ti u bere,vëlla,Flamur.

Me armikun dhemb per dhemb
vertikal,gjithmone ne kembe.

Vecse ca plumba te zi
te pershkuan bri per bri

Per kete vend,per kete Toke
ti e le,vella,nje koke.

Per kete Toke,per nje liri
Emei yt-ne perjetesi.

Neper vite,neper shekuj
Emri yt-drite ne Tempuj.




KOHE E LIGE DHE LEHONE

Ne dhome zagushi
poci ta djeg ballin
perjashta furtune
kohe e lige dhe lehone

Sonte mos del nkorzo
mos fol asnje fjale
fjalet i bart era
kohe e lige dhe lehone

Sa e gjate kjo nate
femija pyet prindin:
-Babi kur agon?!
kohe e lige dhe lehone


PYLLI


Ne perralle
nje pyll i rralle

Ia prene deget
mugulloi

Ia prene trupin
prap buloi

Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri

Pyll i dendur
me rrenje ne guri

Neper shekuj
Shtize flamuri.


RADISHEVES
(Vendlindjes se Shote Galices)

Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.

Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.

Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.

Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!

Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.


DRENICË

Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...


KORBAT


Korbat nuk kendojne
kenge per Trimat
e nese kendojne
a vlejne kenget e tyre?



KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.




KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.


MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.


SERVILI


I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.

I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.

I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.

I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite