Samstag, 22. November 2008

KOMENTAR POETIK



FATIME KULLI

_____________ FATIME KULLI _____________


Vargje brilante -
emblema e sentencës njerëzore




Kam lexuar shumë poetë botëror që i këndojnë poezi çdo qelize të gruas, (për të mos përdorur fjalën femër, se femër është edhe qen.. edhe mac... e çdo qënie e gjallë shtazore), por t'i këndosh lotit të gruas, është pathosi më madhështor që kam lexuar. Teksa rilexoj këto vargje "do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës të bëj me to një varëse për Diellin." , mendoj se mendja e poetit Traboini është gjeniale. Këto janë vargje brilante që i shkruajnë vetëm poetët e mëdhej. Në çdo poezi të re unë zbuloj të papritura. Këto vargje janë emblema e sentencës njerëzore, të qënies më të embël, me humane, me delikate, të gruas, asaj që lind e rilind jetën, dhe kur loti i saj, do të behet diell (sipas Kolecit), do të ndryshoj e gjithë bota, s'do të ketë me luftë, vetëm paqe, paqe dhe paqja me siguri na dhurohet nga vargjet e Kolec Traboinit. Të lumtë Kolec, të lumtë, të adhuroj për këtë poezi të padegjuar deri tani dhe e them me bindje se është e papërsëritshe, nëse Neruda e ka simbolizuar gruan me tokën, ti e simbolizove me lotin. Kjo është gjetje gjeniale
"të bëj me to një varëse për Diellin..."

FATIME KULLI - 28 Prill 2008

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite