KUSH PO E BËNË METOHINË
KUSH PO E BËN METOHINË ? - Shkruan: Dr. Femi Cakolli
- Mirë se vini në Besiana Info
| |
| KUSH PO E BËN METOHINË ? Shkruan: Dr. Femi Cakolli INJORIMI TOTAL I HISTORISË MESJETARE TË KOSOVËS Dy figura politike kosovare që lidhen me procesin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të decentralizimit, në kuadër të Ekipit Unitet, janë z. Veton Surroi, kryetar i partisë ORA, i cili po shërben në këtë ekip si koordinator për komunitete, e këtu u mor vesh se hyn edhe çështja e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Figura tjetër është z. Lufti Haziri, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, dhe koordinator për decentralizmin. Veton Surroi, deri tani, ashtu siç e di i gjithë opinioni ynë është se me “dashamirësinë” e tij pothuajse tërë trashëgiminë kulturore të Kosovës prej kohës antike e deri tani, e ndërlidhur kryesisht me krishterimin e ritit lindor ia jep, ia njeh, ia dorëzon, ai falë, ia ngjet, ia kap, ia shton shtetit të Serbisë, dhe pavarësisht se trashëgimia gjendet në Kosovë tani legalisht kjo trashëgimi kulturore i përket Serbisë, përkatësisht titullarit Kisha Ortodokse Serbe. Pse e bën këtë gjë z. Surroi??! SHQIPTARËT E KOSOVËS PARA ISLAMIZIMIT KANË QENË SHUMICË TË KRISHTERËSH ORTODOKSË Para dy jave Surroi deklaroi në një paraqitje të tij në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës se përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë andaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë. Zotëri Surroi nuk mund të jetë në gjendje që ta konstatojë këtë fakt. Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës sikur ai nuk e di se para islamizimit të kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor (Drenica, Llapi, Gollaku, Rrafshi i Kosovës, Shala e Bajgorës, pjesë të Rrafshit të Dukagjinit etj.) Edhe sot mund të gjesh gjurmë të shumta të krishterimit lindor nëpër këto zona të Kosovës sidomos nëse vizitohen fshatrat dhe personat e moçëm. Fakti i pamohueshëm se shqiptarët e Kosovës kanë qenë të krishterë ortodoksë duhet ta ndalë jo vetëm Surroin por çdonjërin politikan dhe qytetar të Kosovës që trashëgiminë kulturore të krishterimit ortodoks në vendin tonë ta shohin si pjesë të historisë së Kosovës, dhe jo që t’i falet dikujt ligjërisht. Vlen të përmendet se shqiptarët (p.sh. familja e vojvodëve, familja e Isë Boletinit, familje nga Peja etj.) sipas historiografisë serbe, historikisht kanë qenë mbrojtës të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Sipas Regjistrit të Vilajetit të Shkodrës, viti 1485, ku përfshiheshin edhe shumë pjesë të Kosovës, shihet se shumica e banorëve ishin shqiptarë ortodoksë. Kosova historikisht çdoherë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor sesa atij perëndimor, duke pasur këtu parasysh edhe faktin se ishin disa perandorë binzantinë iliro-shqiptarë. Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizimit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata shqiptarë paskan qenë ortodoksë apo jo, dhe kurrsesi katolikë?! Katolikët shqiptarë i kanë rezistuar më shumë islamizimit pasi ata kishin në përdorim gjuhën latine, kurse ortodoksët në jug të Shqipërisë po ashtu i kanë rezistuar islamizimit pasi ata në jetën fetare e përdornin jo sllavishten por greqishten. BIZANTIZIMI DHE SERBIZIMI I KISHAVE LINDORE TË KOSOVËS Serbët kur erdhën në Ballkan ata ishin ende paganë, kurse krishterimin lindor e pranuan nga banorët vendas, shqiptarët pra, si dhe nga bizantinët që ishin zotërues (pushtues) të Kosovës prej shek. VI e deri në shek. XIV. Prej shek. IX e deri në vitin 1453 kur bie Bizanti, Kosova herë pas here ishte nën sundimin e bullgarëve dhe serbëve. Ishin sllavët që kishës lindore në Kosovë ia ndërruan gjuhën e kishës prej greqishtes në sllavishte, pastaj ndërruan pak a shumë edhe liturgjinë, si dhe futën figura “të shenjta” në këtë kishë siç ishte rasti me Shën Savën. Sipas disa të dhënave duket se ndërrimi i gjuhës nëpër kishat e ritit lindor në Kosovë, pastaj ndërrimi i liturgjisë dhe imponimi i figurave jo të shenjta në kishë bëri që të krishterët vendorë të fillojnë braktisjen masovike të kishave për shkak të serbëve, dhe shumë ma vonë edhe ta ndërrojnë besimin e tyre nën pushtimin e turqve. Me gjithë këto dua të them se serbët historikisht edhe pse i kanë okupuar të gjitha kishat dhe manastiret e krishterimit të ritit lindor të ndërtuara gjatë kohës gati një mijë vjeçare të Perandorisë Bizantine, tani me rënien e Bizantit dhe me ardhjen e turqve ishin serbët që i morën si trashëgimi të gjitha këto vlera kulturore. Ka një dallim të madh mes krishterimit lindor të kohës bizantine që ishte në Kosovë dhe atij lloj krishterimi që mbeti në duar të serbëve. Bizantizmi ishte një kulturë universale, pra jo greke ose romake (jo e mbështetur mbi parimin etnik). Prej shek. VIII fillon që të përdoret greqishtja në kisha duke e zëvendësuar latinishten, mirëpo kur kishat dhe manastiret e Kosovës ranë dhe mbetën nën serbë, atëherë bëhet edhe nacionalizimi i kishës lindore në këto troje, proces i cili vazhdon edhe sot. Nacionalizimi i atij krishterimi universal që ishte prej fillimit, pastaj gjatë kohës romake dhe bizantine së pari nisi me bullgarët, pastaj me serbët, me rusët etj. por me grekët kjo dukuri doli në pah gjatë Rilindjes Kombëtare. METOHIZMI: STRATEGJIA SERBE PËR T’I LËNË SHQIPTARËT ARDHACAKË DHE FUNDAMENTALISTË U duhet mbajtur leksione negociatorëve tanë lidhur me trashëgiminë e kulturore të Kosovës. Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe e atyre ortodokse. Pse kështu? Serbët çdoherë kanë pasur një strategji shtetërore për mbrojtjen e kishave ortodokse, dhe kjo strategji për ata funksionon edhe sot. Përvetësimi i të mirave materiale nga historia e krishterimit ballkanik për serbët është shumë e njohur. Ja vetëm një rast. Gjatë kohës së mbretit Urosh, kur e rrethuan Beratin, synimi kryesor qe marrja e Kodikëve të Beratit, të njohur në botë si “Beratinus”. Njëri prej këtyre kodikëve daton qysh prej shek. VI pas Krishtit. Këtë strategji serbe të përvetësimit të trashëgimisë në përgjithësi po e quaj metohizëm. Përmes kësaj strategjie serbët janë përpjekur që ta marrin mbi vete çdoherë historinë e krishterimit lindor prej shqiptarëve, dhe kështu ata t’i lë pa histori, se janë ardhacakë, se janë fundamentalistë islamikë dhe kështu për t’i paraqitur Europës se janë të rrezikshëm për civilizimin e këtij kontinenti. Metohizmi më madh i shënuar në Kosovë është gjatë pushtimeve serbe të shek. XIV, pastaj gjatë periudhës osmane, dhe së fundi gjatë kohës së Millosheviqit. Fjala “metohi” shkurt do të thotë territori i kishës. Për më shumë kjo fjalë tregon një manastir që varet prej një qendre manastiriale më të rëndësishme për çështje ekonomike, fetare, pronësore etj. Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë. Serbët e quajnë në fakt gjithë Kosovën tokë ose pronë të Kishës, dhe prej kësaj Kosova është Metohi sipas tyre. Dhe që të ndodh kjo tani po ndihmojnë dy vëllezër “metohistë”: Surroi dhe Haziri. I pari duke ua dhënë atyre gjithë trashëgiminë kulturore të krishterimit të ritet lindor Serbisë. I dyti duke u dhënë toka e prona këtyre, eksterritorialitet, kishave ortodokse. Ja kush po e bën Metohinë sot në Kosovë, dhe kush janë sufraganët (në kuptimin jo pezhorativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi. Përfundimisht procesi i decentralizimi kur lidhet me kishat është një metohizëm, dhe se prej kësaj metohizmi është decentralizim dhe trashëgimi e gjithë kulturës kishtare të ritit lindor të vendit tonë. Nga 40 vendkulte që i ka kërkuar Serbia për status të eksterritorialitetit deri tani Surroi dhe bashkëpunëtorët e tij Serbisë ia kanë dhënë mbi 35 kisha e manastire. QASJA HISTORIKE DHE MODERNE NDAJ TRASHËGIMISË KULTURORE Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar apo pushtuar. Se kush e menaxhon një trashëgimi kulturore të një vendi të caktuar kjo përbën vetëm çështjen e përgjegjësisë ligjore dhe historike, dhe në vetvete janë vetëm akte teknike për botën e sotme të civilizuar. Kurrë trashëgimia kulturore s’duhet të njeh thyerjen e rendit dhe ligjit historik dhe praktik. Kjo do të thotë, supozojmë, se nëse nesër fillojnë serbët që të bartnin plisa në kokë shqiptarët duhet të krenohen dhe jo të zemërohen, e aq ma pak të thuhet se plisat u takojnë serbëve. Po kështu është edhe me kishat ortodokse të Kosovës. Shqiptarët më vonë fitojnë edhe një trashëgimi kulturore, islamin, prandaj faktikisht trashëgiminë e parë, në këtë rast ortodokse, në Kosovë, e kanë dorëzuar duke mos e jetësuar më atë kulturë, por dikush tjetër, në këtë rast serbët e kanë vazhduar së jetësuari atë kulturë të trashëguar nga shqiptarët dhe nga të tjerët, prandaj sot edhe identifikohet kështu poseduesi real, faktik dhe praktik i kësaj trashëgimie, dhe kjo paraqet bazën e tolerancës që thuhet shpeshherë. Toleranca nuk mund të rrijë mbi diçka që ti nuk do ta frenosh vetën prej diçkasë që të ka ikur nga dora, që duhet lëshuar pe, që duhet pranuar diversitetin etj. Shpeshherë ndonjë trashëgimi kulturore amësi, por vetëm kohësi, prandaj nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe. DHËNIA E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE EKSTERRITORIALITETI KRIJOJNË PASOJA LUFTËNXITËSE Praktikisht për jetën shoqërore dhe politike në të ardhmen e Kosovës ndryshe do të tingëllonte sikur të thuhej për bashkësinë fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, e ndryshe Kisha Ortodokse Serbe. Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndenja tunduese tek shumica e njerëzve që jetojnë këtu. Dhënia e trashëgimisë kulturore të Kosovës sidomos ajo e mesjetës si dhe dhënia e eksterritorialiteteve në të ardhmen mund të krijojnë pasoja luftënxitëse. Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lufti Haziri. Le të lutemi për ta! |


0 Kommentare:
Kommentar veröffentlichen
Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]
<< Startseite