
Penat e Heshtura
November 9, 2008 by korcaklubshqiponja.jpg
Penat që heshtin
Nga Agim Bacelli
Korçë, tetor 208
Deri në vitet ‘20 të shekullit XX, qyteti i Korçës ka qënë qyteti m’ i madh shqiptar, ka qënë qyteti m’i paster, ka qënë qyteti m’i kulturuar, ka qënë djep i vetëdijes dhe zhvillimit kombëtar, po ashtu ka qënë edhe vatër e zjarrte e Rilindasve Kombëtarë por edhe kazani ku valoi llava komuniste. Po thuajse çdo gjë e mirë apo e keqe ka zënë fill aty në Korçën pa bedena dhe kështjella ku njerizit kanë rrojtur të izoluarë pasi korçarët janë zogj të lirë që s’mund të rrojnë dot në kafaze.
.
Sot Korça rënditet në vëndin e tetë nga popullsia si një qytet që perveç emrit qytet nuk ka asgjë tjetër qytetare. Korça e serenatve dergjet moralisht dhe fizikisht e rënë për tokë ku çdo gjë është e tradhëtuar dhe e braktisur, ku dhe shpresa, kjo veti besnike e çdo qënie njerzore, është duku u tretur…Dikur, korçarët mburreshin me “Parisin e tyre të Vogël” sot atyre u vjen turp ta bëjnë këtë krahasim, bile, të rinjëve u vjen çudi sesi prindërit e tyre e kanë krahasurë dikur me Parisin!!
Një ditë pyetëm një artist korçar, Shkëlqim Jaupin, “Pse tërë këto rrugë nuk meremetohen?” Ai qeshi hidhur dhe na u përgjigj me ironi, “Nuk e dini se ne korçarët kemi marrë vendim që Korçën ta ruajmë ashu siç ka qënë?! Çu pa puna ta bëjmë të re e të zhdukimim traditën dhe tok me të Korçën e Vjetër! Mos e dhëntë Zoti! Korça do të ruhet e gjitha si qytet muze ku ne korçarët nostaligjikë të jetojmë vetëm të kaluarën…”
Vilat më të bukura që ka sot Korça janë ato të ndërtuara në kohën kur Korça qe autonome (1916-1920) dhe varej nga Qeveria Franceze dhe më pas Republikë me Kryetar Th. Grëmënjin. Në atë lulëzim dhe begati ndodhi ajo që ja rriti famën dhe namin këtij qyteti si asnjë qyetet tjeter. Një ditë Qershor te vitit 1916 i ra zjarri Selanikut i cili u dogj pothuajse i gjithë. Menjëherë u vu në lëvizje e tërë Korça dhe emigrantët e saj, brenda një viti (1917) Selaniku u rindertua edhe më i bukur seç kishte qënë më përpara! Prandaj edhe sot e kësaj dite ka ngelur ajo shprehja e famëshme, “Korça e bën Seleanikun dhe Selaniku nuk e bën dot Korçën” e cila shprehje interpertohet keq nga që nuk dihet mirë ky fakt. Që të mos shkojmë larg, duamë të përmëndim një fakt kuptimplotë më të ri për ta illustruar këtë që thamë. Në vitin 1979, pas tërmetit të madh që ra në Shkodër dhe Lezhë, si tërë shqiptarët e Shqipërisë që ngritën grupe pune pëe ta rindërtuar Shkodrën dhe Lezhën, një ngritën dhe korçarët një të tillë. A e dini se çfar ndodhi në Lezhë me korçarët që punonin në atë kohë? Ata braktisën punën dhe u kthyenë në korçë pasi, punëtorët e furnizimit me materiale ndërtimi nuk arrinin dot ti furnizonin rregullisht dhe korçarët që ju hanin duartë për punë dhe ngeleshin pa punë. Në shënjë proteste ata u larguanë por u desh ndërhyrja e shtetit që të ktheheshin mbrapsht!
Në shkrimin e sotëm nuk kemi ndërmënd të flasim shumë për Korçën por për poetët dhe shkrimtarët korçarë që nuk janë më midis nesh dhe kjo inisiativë ka qënë e Klubit “Bota e RE”.
Ndoshta pak njerëz e dinë që krijuesit korçarë qenë të parët që u shkëputën nga Lidhja e Shkrimtarëve shqiptarë për degën e Korçës pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe krijuan Klubin e Shkrimtarëve korçarë “Bota e Re”. Kjo ndodhi në 12 Nëntor 1991 dhe mban firmen e ministrit të kulturës së asaj kohe, Vath Koreshi. Nismëtari i këtij klubi qe shkrimtari punëtor Guri Miçinoti i mbështetur nga dramaturgu Skënder Demolli.
Po ashtu duhet të kujtojmë kryetarin e parë të këtij klubi, z. Ylber Merdani i cili ka meritën që të nxisë e afrojë çdo krijues korçar, pamvarsisht bindjeve politike, që të antarësohet në këtë klub. Ky poet fisnik e rebel, i persekutuar, intrenuar, burgosur do të shpalosë fisnikërinë e tij të faljes dhe vëllazërimit për çdo krijues dhe do të krijojë një ditë në çdo muaj Tetor për te kujtuar të gjithë ata poetë, shkrimtarë, publicistë korçarë që nuk jetojnë më mes krijuesve korçarë.
Krijuesit korçarë që penat e tyre flasin që përtej amëshimit janë:
Guri Micinoti
Lindi ne Voskopoje me 15 Shtator 1936. Punoi shofer ne parkun e mallrave “Raqi Themeli” ne korce. Tregimet e para ka filluar ti shkruaje nga viti 1959. Po ne kete vit ka fituar cmimin e dyte ne 25 vjetorin e Clirimit me novelen “Jurkani”.
Ka botuar:
1-Junkani, Novele
2-Ne rrugen me akull, novele
3-Nente Balle, roman
4-Brigada e Shtate, tregime
5-Gjilpera, roman
6-Njerzit qe shpejtojne vitet, publicistike
Thoma Kosta Bezhani
Lindi ne Bezhan te Kolonjes. Ka qene partizan dhe i burgosur politik.
Ka qene diplomuar ne shkencat ekonomike. Ka marre pjese aktive ne luften antifashiste. Ne vitin 1944 eshte zgjedhur Anetar i keshillit Antifashist NCL te Prefektures se Korces dhe ne vitin 1953 eshte zgjedhur ne forumin e qarkut. Ai kurre nuk u pajtua me padrejtesite shoqerore dhe politike qe ndiqeshin nga KQ i PPSH ndaj ne qershor te vitit 1964 u distancua plotesisht nga partia. Duke filluar qe nga shtatori i vitit 1961 ka paraqitur per botim disa libra te tij me anen e te cilave ai mendonte te luftonte padrejtesite ne Shqiperine komuniste si dhe libra per organizimin finaciar te ekonomise bujqesore si dhe nje sere studimesh per riorganizimin e punes, pages dhe shperblimin ne ndermarjet e reja ekonomike.
Krijmtaria e tij letrare qe e shumte dhe e gjithellojshme por e papranueshme nga intacoret komuniste.Ka derguar ne ndermarjen e librit politik “8 Nentori” librin “Grupi Klandestin ne veprim” dhe vellimin me kujtime “Lajmetaret e Stuhise”. Ka derguar ne Shtepine Botuese “Naim Frasheri”, dramen “Ngjarje qe nuk duhen harruar” dhe vellimin me tregime, “21 Tregime”. Po ashtu ka derguar ne “Shtepine Qendrore te Krijmtarise Popullore” dramat “Clirimtaret e Qytetit”, “Vajza me koncepte te reja” dhe “Ekonomisti” por sigurisht qe censura nuk ja botoi.
Ne prill te vitit 1976 arrestohet nga DPB Korce dhe i sekuestrohen e asgjesohen te gjitha librat e tij qe u cilesuane me permbajtje teper armiqesore pasi ato libra synonin te ngrinin popullin kunder udheheqjes dhe sidomos Enver Hoxhes. Me vendim te Gjykates e Korces Nr. 233 data 11 Tetor 1976, marre ne mungese te tij, eshte deklaruar fajtor per vepren penale te agjitacion-propogandes antikomuniste.
Ka botuar:
1- Vajza e Luleve
2- Enver Hoxha, Mjeshter i prapaskenave, ne dy vellime.
3- Brenga dhe Plage
4- Proces i Zi
5 -”Shkenca, Letresia dhe arti ne pranga”
6- Nje nate e gjate dhe e rret
Sotir Andoni
Lindi ne Zicisht te Devollit me 1925. Ka qene partizan dhe i burgosur politik.
Ka shkruar qysh ne radhet e partizaneve kur bashke me traktet dhe komunikatat komuniste shkruante dhe skica te vogela artistike. Ne vitin 1957 boton vellimin e tij te pare “Maleve ne Shendre”, nje vit me von botoi nje liber me kujtimet e luftes partizane. Vdiq ne Korrik 2003 ne Boston ne moshen 78 vjecare. I larguar nga Shqiperia,pak vite me pare, ai ishte vendosur ne Worchester te Bostonit.
Ishte nga nje familje e nje tregtari te mesem dhe patriot, ai u shkollua ne vendlindje. Shkollen teknike e nderpreu, sepse u bashkua me rezistencen antifashiste. Pas vitit 1944, ishte drejtor i shtepise se Kultures ne Korce dhe kryeredaktor i gazetes “Perpara”. Ne vitin 1945, ai arrestohet dhe denohet me akuzen “veprimtari armiqesore dhe tentative arratisje”. Ben burg. Libri i tij i pare me tregime eshte “Maleve ne Shendre”. E pas gjysem shekulli, kur mbaroi edhe kalvarin e burgut, u be i njohur si tregimtar. Vijues i shkolles kuteliane, ai u dallua per origjinalitetin e shprehjes artistike, humanizmin, dashurine per vendin dhe njeriun e thjeshte. Ai ishte nje njeri i thjeshte , qe jetoi aktivisht edhe pas viteve ‘90. Nga viti 1992 deri ne vitin 1996 eshte zgjedhur anetar i Keshillit bashkiak te qytetit te Korces.
Ka botuar:
1-Maleve ne Shendre
2-Tregime nga Morava
3-Kandili i Shuar
4-Dasme e Cuditeshme
5-Kur merrnin fluturimin
6-Shenime te shkruara naten
7-Gugucja
8-I vogli mund te madhin
9-Tregime nga Voskopoja
10-Pranvera e madhe
11-Tri novela
Gezim Medolli
Lindi ne Trestenik te Devollit me 1949. Ka qene i burgosur politik qe ne moshen 20 vjecare per 15 vjet me motivacionin “Tradheti ndaj Atdheut”. Ne burg denohet edhe disa here te tjera dhe denimi vajti 135 vjet! vdes ne burg por frymezimi i tij vuri krahe dhe doli nga ferri enverian dhe sot ne kemi ne dore ditarin e tij i cili po te kishte rene ne doren e pushtetit komunist, Gezimi do te qe grire me ne makinen grirese te sillazhit sic shporehej ai.
Jane botuar pas vdekjes:
1-Globi ne Rjete
2-Tri here i pushkatuar
3-Vargje-Vargje
Izet Murataj (Klosi)
Lindi ne Klos te Mallakastres ne vitin 1932. Ka qene partizan dhe i persekutuar. Eshte marre me publicistike. Bashkepuntor ne gazetat “Rilindja Demokratike”, “Rimekembje” dhe “Gazeta 55″, “Korca Demokratike”, Republika”, “Ushtria dhe Koha”,etj.
Ka botuar:
1-Per te drjeten dhe verteten shqiptare
2-Tranzicioni ne Shqiperi
3-E dua Pranveren, poezi
Ne vitin 1990 del ne pension dhe ne vitin 1996 i njihet e drejta e grades Gjeneral Brigade.
Ilir Belliu
Lindi rreze malit Morava, ne Korce, dhe u zhduk ne vitin 2001 ne rrethana te panjohura ne nje rezervuar natyror ujor nen kembet e malit te Dajti. Ai u lind fukara si femije por i pasur si natyre e bukur, u rrit jetim si njeri por gur briland si shpirt qe ka per nene natyren dhe per baba Diellin. Vdiq i braktisur nga njerzit pasi ai ishte bir i natyres dhe hapsires pa kufi se cilave ju kthye ne heshtje pa bujen njerzore nen melodine e nje puhize ere qe perzihej me valza uje te cilat shkelqenin nen diellin qe ishte babai i tij i perjetshem.
Nje lume i vogel
rrjedh ne kafken time!
Oh, po s’mund te duroj
i pavarrosur ne mjegull!
Ka botuar:
1-Vetmi me njerez
2-”Nje lume i vogel rrjedh ne kafken time”, ky liber u botua me shpenzimet e poetiti me te madh lirik korcar Skender Rusi…
Petrit Avdo
Lindi ne Berat ne vitin 1931
Ka botuar:
1- Ne kerkim te filozofise
2- Lexime qe nga avioni
3- Dy vellime poetike
La te pabotuar romanin voluminoz “Kush jeni ju?” me subjekt nga vitet ‘47-’48 ne Kosove.
Lulezim Progeri
Ka lindur ne Korce ne vitin 1940.
Ka botuar:
1- Vellimin poetik, Mos”
2- ka shkruar shume artikuj studimore sidomos ne drejtim te pedagogjise.
Robert Grabocka
Lindi ne Korce ne 16 gusht 1932 ne nje familje qytetare qe kishte tradita ne poezi. Bir i nje emigranti ne Amerike, anetar i “vatres” dhe admirues i Nolit dhe veprave te tija Kete dashuri dhe frymezim ja ka transmetuar te birit, Robertit i cili nuk vonoi dhe filloi te shkruaje poezi nen ndikimin e te jatit. Ne poezite e tij spikat dashuria per natyren shqiptare,per femijet, per dashurine, per Prespen Shqiptare ku ai punoi per 15 vjet si peshkatar. Idhulli i tij ishte Lasgushi i Madh te cilit i ka kushtuar disa poezi.
Ka botuar:
1-Ate emer te dashur, Adelina, poezi
2- Ka shkruar ne gazeten Korca dhe Nositi
Bledi Llangozi
Lindi ne vitin 1977 ne korce dhe vdiq ne moshen 20 vjecare ne vitin 1997.
Bledi qe nje piktor dhe poet i lindur. Ai shkruante vargje pa pushim dhe pikturonte cdo dite. Na ka lene nje thesar ne poezi dhe pikture. Ishte nje natyralist i shkelqyer dhe natyra e fshehu ne gjirin e saj.
Nje nga librat e tij me te bukur eshte “Sinfonia e jetes sime”, nje liber poetik me rreth 100 faqe me poezi te permbledhura ne tre kapituj me tema te ndryhsme. Adoleshenca e tij kaloi ne nje periudhe teper te veshtire sic qe tranzicioni post komunist qe ende ska mbaruar dhe qe i krijoi atij nje ndjenje frike e pasigurie per jeten dhe per gjithecka. Ishte njeri pesimist pasi vete koha ne te cilen ai jetonte kishte shume probleme dhe ai me padurim nxitonte te shkruante cdo shqetesim te tij me friken se nje dite do te ikte…Libri poetik hapet me kapitullin “mall dhe lote” ku permbledh poezi per vendin e vet qe heq e vuan. Provoi si shume te rinj shqiptare qe te shtegetoi qe ne moshen 13 vjecare ne Greqi, ne Kallamata. Atje poeti i vogel shqiptar ruante bagetite e nje pronari shpirtkeq. Tere vuajtjet e tij i hodhi ne vargje dhe i futi ne nje kapitull me vete qe e quajti “Larg Atdheut tim” per te cilin e digjte nje mall i madh. Kapitulli i trete mbyllet me poezite e moshes se tij qe jane poezi shpirterore te mbushura me dashuri dhe qe e titullon “Lirika Dashurie”.
Po ashtu kemi dhe tre krijues qe nuk lane ndonje veper te vecante por qe krijuane krijime te vecanta artistike dhe qe u dalluane shume ne shoqerine e tyre per talentin e bukur prej poeti, kritiku, publicisti, etj.
Sami Bido Larti (Samo)
(1950-2008)
Ne kujtim te mikut te mire Samo. Fragment.
Agim Bacelli, Tetor 2008
Tek Samua kurre s’kam pare trishtim apo zemerim! E mbaj mend si nje djale qe vazhdimisht buzeqeshte.Nuk grindej dhe zihej me askend por edhe nuk ja kishte friken askujt pasi kishte nje trup atleti teper te zhvilluar dhe muskuloz. Shpesh i thosha me shaka se i ngjiste aktorit te famshem Steve Reeves apo Herkulit sic i thoshim ne femijet shqiptare.
Samua i shkrete, kur degjonte lavderime, krekosej akoma me shume dhe perveshte lleret e zberthente gjoksin…Pastaj, qeshte me tere shpirt dhe me perqafonte. Ne shkonim si vellezer dhe na i kishin ziline tere djemte e fshatit Bulgarec. Samua ishte dy vjet me i madhe se une. Ai i kapte mesimet qe ne banken e shkolles dhe kurre nuk kishte nevoje qe te studionte. Kishte nje prirje te habiteshme per mathmatike sa profesori i mathmatikes kurre nuk e ngrinte ne mesim sikur te kishte frike se mos Samua e sfidonte me ndonje ushtrim apo broblem! Une e therrisja shpesh per te me shpjeguar ushtrimet dhe problemat e mathmatikes dhe ai menjehere mi shpejgonte kaq qarte sa me dukej cudi pse nuk e kuptoja mesuesin por Samon!
Thone se kush ka prirje per mathmatike nuk ka prirje per letersi. Kete gje Sami Larti e hidhte poshte; ai ishte kaq i talentuar edhe ne letersi sa per dite bente vargje dashurie qe mi tregonte vetem mua dhe une cuditesha sesa embel e bukur shkruante. Vajzat e simpatizonin shume por ai ishte tip i ndrojtur me femrat. Me thoshte shpesh se nganjehere tere naten rrinte dhe thurte plane sesi ti shprente dashurine “X vajze” dhe te nesermen sapo zbardhte dita, planet e tij digjeshin nga Dielli i Mengjezit!
Samiu ishte dhe piktor i mbaruar. Une edhe sot kam disa nga pikturat e tij ku ai mes te tjerave ka pikturuar te gjithe anetaret e familjes sime. Shpesh me shaka me thoshte, “Agim, e di kush me ka mesuar te pikturoj? S’ke si ta dish. Frederik Engelsi…, Me ka mesuar Klasiku i M-L! Dhe me shpjegionte sesi ai ishte stervitur me portretin e tij, qe sipas Samiut, ishte portreti me i lehte ne bote per tu ribere!! Pastaj me shtynte dhe mua qe ta provoja. Me Samon une mbusha nje fletore vizatimi plot me piktua.
Mbaj mend njehere vizatova nje nuse qe e kisha komshie e cila sapo qe martuar. Ajo vishej mire dhe bente per dite tualet (sic i thoshim atehere) te rende. Me ngjante me nje kukull shume te bukur dhe une e vizatova dhjetra here por asnje s’me pelqente. Me ne fund perdora nje truk dhe pastaj ja tregova pikturen e saj Samos. Ai u befasua dhe me tha, “une e njoh kete nuse. Eshte fqinja jote M…Te lumte!” Nusja M per cudi i ngjiste shume aktores italiane Luigina “Gina” Lollobrigida dhe une portretin e saj e kisha kopjuar nga nje reviste per ta adaptuar me nusen fqinje, por kete sekret nuk ja thashe kurre Samos.
Samua dashuronte nje vajze qe ishte fqinja e tij dhe per te ka bere me dhjetra poezi. Asnjehere s’guxoi qe ta ndalte apo ti thoshte qofte dhe nje fjale. Nje dite ma dha mua njeren nga poezite qe t’ja jepja fqinjes se tij por ai kishte harruar ti vinte emrin. Ja dhashe asaj pa e ditur qe s’kishte emer dhe pa i thene qe ma ka dhene Samua dhe ajo me vrap shkoi dhe i tha vellait te vet qe ishte me i madh se une, “Shiko se cfar me dha Agimi!” Ai me vjen mua me vrap dhe me kercenon se do me vrase nese e ndal here tjeter te motren! Samua qe na shikonte nga penxhere e shtepise se tij, e kuptoi gabimin dhe del menjehere, per cudine time i thote vellait te vajzes, “Ske pune me Agimin! Ajo eshte poezia ime dhe une e dashuroj motren tende!” I vellai i vajzes shtangu por me shume shtanga une. Pashe qe vajzes i shkelqyene syte.
Pak a shume poezia qe kjo:
Dale moj shejtane
Dil ne penxhere,
Zgjate qafen plot nishane!
Dale moj djallushe,
S’te vjen keq,
Per ty ngela kesaj fushe!
Nese sot, s’te shoh ty,
Do te ngelem qorr,
Do me plasin keta sy!
Pastaj ai e beri kenge dhe kendonte me kitare.
Samiu pasi mbaroi gjimnazin “Raqi Qirinxhi” ne Korce shkoi ne shkollen e bashkuar per oficer dhe me pas mbaroi shkelqyer Akademine Ushtarake “Mehmet Shehu”. U emerua komandant batalioni ne nje brigade ne Shkoder ku ne takoheshin ndonje te shtune apo te djele dhe pinim kafen tek “Kafe e Madhe”. Ne ate kohe une isha emeruar ne regjimentin e Bazes Ajrore Gjader.
Nje dite ai vjen e me takon duke me sjelle nje fletore me poezi dhe me thote, “Dua te bej nje liber me poezi, si thua, a do te me ndihmosh?” I thashe se desha qe ti shikoj dhe me pas ti jepja mendimin tim. Ai ma dha fletoren dhe une qe ate nate, sapo shkova ne Zadrime, i lexova te gjitha. Me pelqyene pa mase por pashe se nuk i kendonte as partise, as atdheut, as shokut Enver, apo ushtrise… , por vetem Bulgarecit, Shkodres, vajzave dhe shokeve capkene! Me keqardhje i thashe se keto poezi nuk ja botonin. Ai u zverdh dhe u ndjeh keq. I kerkova te falur duke ja lavderuar poezite dhe duke i treguar te verteten. Pastaj per ta ngushlluar i thashe se te shkruash poezi te lira nga shpirti, eshte mekat i madh dhe mund te demtosh veten dhe karieren…I tregova sesi nje poezine time “Lisi dhe Ulliri” qe e kisha derguar tek “10 Korriku” per botim, kryeredaktori i saj (Nevrus Turhani) i dergoi komandes se Aviacionit nje note ku i shkruante se “Kjo poezi eshte dekadente dhe lajthitje…Poezi te tilla s’duhet te kete ne aviacion!”
Samiu me gjysme zeri me tha, “Ke te drejte.”
Ndoshta bera mekat me Samon pasi ja preva hovin per te krijuar poezi. Ndoshta e shpetova edhe nga burgu?! Ndoshta.
Sami Larti u transferua ne Korce, ne brigaden e Drenoves dhe ne humben lidhjet tona per nje kohe te gjate. Takohemi pas shume vitesh, ne vitin 1994 ne Korce. Ai e kishte lene punen dhe merrte nje pension te parakohshem nga ushtria, ndersa une vazhdoja te punoja ne aviacion. Sapo me pa i shkelqyene syte dhe mu turr duke me perqafuar dhe puthur me mall. Mu lut te shkonim diku te pinim nje gote. Sapo pime goten e pare, ai me preku doren dhe me pa drejt e ne sy per njefare kohe. E pyeta se cfar kishte dhe ai nuk nguroi te me tregoje nje hall teper te madh. E degjova shume i tronditur. Pashe se Sami Larti, miku im i mire ishte shume i merzitur nga nje hall vertete shume i madh. Nuk dija si ta ngushlloja. Kur pashe se ai qau si femije, nuk i mbajta dot lotet as une. E perqafova pa i thene asgje. Pashe se u ndje pak i lehtesuar pasi ate hall ai nuk ja kishte the askujt, bile as qe thuhej. E keshillova qe te largohet nga Korca dhe ai kete mendim e priti me shume deshire.
Vitin tjeter Sami Larti shkoi ne Greqi dhe une ne Amerike. Humbem perseri lidhjet derisa nje dite, ne veren e vitit 2008, me vjen lajmi i kobshem qe miku im i femijerise, poeti, piktori dhe ushtaraku i zot Sami Larti vdiq ne Athine krejt papritur! Nuk kisha qare peraskend, as edhe per babane tim te dashur kur me vdiq! U preka shume dhe me mbyten lotet. Shpertheva ne denesa. Ai qe me dha lajmin u cudit shume dhe me kerkoi te falur per kete lajm qe me tronditi…
Mu kujtua halli i madh qe Samo me tha ate dite ne Korce.
Riza Hyso
Nje nga kritiket me te mire ne Shqiperi dhe kritiku me I mire korcar.
Le te themi per te gjithe ata poete dhe shkrimtare korcare qe nuk jetojne me vargezimet shpirterore lasgushiane: “Pas cdo gazi, hidherimi mbetet pas, vetem kujtimi, ah dhe i shkreti mallengjimi…”


0 Kommentare:
Kommentar veröffentlichen
Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]
<< Startseite