Mittwoch, 4. August 2010

LIRIKË ME PËRDHUNË-HAXHI MUHAXHERI

Haxhi MUHAXHERI


LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash

Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë

E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike

Mars, 1991


LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë

Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit

Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij

E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë

Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Gusht, 1991

POEZI NGA LORI XHAFERI

UN’ DI T’A ZHDUK TË KEQEN T’ SJELL T’Ë MIRËN

Un’ di si t’a vras dhimbjen,por edhe vetmin’
lotin e trishtimin që shpesh her’ më mbytin
...nuk përdor arm’ tjetër, veç gëzimit,dashurin
veç me një buzëqeshje un’ i zë për fytin.

Un’ di si t’a vras urrejtjen pa kërkuar mëshir’
kur bota egërsisht mua m’ë kthehet kundër,
të shëmtuarën e keqe e kthej t’ bukur, t’ mir’
duke dhuruar dashuri, pa dhën’ asnjë urdhër.


Un’ di t’a vras dhe vdekjen mos bëni çudi
kur fshehur ajo struket tek t’ miat mendime,
lexoj poemën për jetën ashtu si unë di
hidhëruar vdekja vdes, largohet nga bota ime.


Di t’a zhduk hakmarrjen, mekatin duke falur
kur jeta më rrëzon di si t’ngrihem pa u ndalur
di ta vras dhe mallin n’ largësi duke u çmallure
liga s’më rri dot pran’ se frikën i’a kam kallur


Di t’a sjell pranverën e luleve edhe pa qënë prill
un’ di t’a vras dhe luftën, pa shpallur një të till’
lëshoj pëllumbat e paqes t’ fluturojn’ n’ kaltërsi,
di t’ë zhduk të keqen duke mbjell’ kudo mirësi.
Shiko më shumë