Sonntag, 30. November 2008

ENGJUJT NUK VDESIN


ENGJUJT NUK VDESIN
DIELLZA BERISHA DHE RREZARTA TULLARE DO TË MBESIN PRORE NË ZEMRAT TONA

Freitag, 28. November 2008

DYZET VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN


Për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit kombëtar , në Gjilan u mbajt manifestimi jubilar kulturor:

“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”

Gjilan, më 27 Nëntor 2008.

Nën organizimin e Sektorit për Kulturë, pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, në sallën e Teatrit Profesionist të Gjilanit, u mbajt manifestimi jubilar kushtuar këngëtarit, pedagogut, krijuesit dhe kompozitorit:

“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”

Manifestimi i përbërë ekskluzivisht me këngë të thurura , kompozuara dhe interpretuara nga Demir Krasniqi, filloi në ora 19.00.

Salla e Teatrit Profesionist të qytetit të Gjilanit, ishte mbushur plotë e përplotë me mysafirë nga Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Kamenica,Tugjeci, Lugina e Preshevës dhe vende tjera të Kosovës.

Derisa publiku po hynte në sallën e teatrit, vazhdimisht dëgjohej antonimi i këngës – himn “Flaka e janarit” e kompozuar dhe e thurur nga Demir Krasniqi, kurse e kënduar nga gjithsejtë 12 këngëtarë e këngëtare gjilanas .

Para se të fillonte programi zyrtar i manifestimit, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës të programit dolën në skenë, i përshëndetën publikun dhe u ulën nëpër karriget e vendosura në formë gjysmë rrethi.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar “Rreth Flamurit” të cilin e nderuan të gjithë pjesëmarrësit duke qëndruar gatitu në këmbë.

Pas intonimit të himnit, në skenë doli moderatori dhe zyrtarë përgjegjës për Kulturë, Mr. Tahir Arifi, i cili pas një përshëndetje ndaj publikut, e ftoi në skenë profesorin dhe poetin Hysen Këqiku, i cili kishte përgatitur një referat mjaftë domethënës për veprën dhe krijimtarinë artistike, në temën:”40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”.

Kënga e parë që e hapi këtë manifestim, ishte ajo me titull:”Frynë murrlani me stuhi”, apo ndryshe:”Kushtrimi i Skënderbeut”, me të cilën Demir Krasniqi e filloi karrierën e tij prej këngëtari më 1968. Pra, këtë këngë e këndoi sërish Demiri, pas plot 40 vitesh. Me këtë këngë, Demir Krasniqi përkujtoi 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në vazhdim, Demiri u prezantua me këngën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, me të cilën e rikujtoi 130 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe historike.

Për 96 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit kombëtar shqiptar, Demir Krasniqi në duet me Xhemajl Berishën, kënduan këngën me titull:”Dasma e Flamurit”.

Ngjarjen e madhe historike e kulturore të kombit shqiptar – 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit, në të cilin përvjetor ishte pjesëmarrës dhe përfaqësues i vetëm nga Kosova, Demir Krasniqi na e përkujtoj përmes vargjeve dhe tingujve të këngës “Kurrë nuk shuhet Manastiri”!

Solisti vokal, Burim Demiri, në cilësinë e mysafirit të programit të Demir Krasniqit, e këndoi këngën me titull:”Iliriana” të shkruar dhe kompozuar nga Demir Krasniqi.

Këngëtare mysafire e këtij manifestimi jubilar, ishte edhe solistja veterane Sirie Gagica – Sadiku, e cila para publikut u prezantua me këngën kushtuar dëshmorit të kombit Zijah Shemsiu, që ishte gjithashtu në autorësi të dyfishtë të Demir Krasniqit.

Këngën me titull:”Trimat e sheshit të Gjilanit” e interpretoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori veteran Jashar Shahiqi.

Këngëtari mysafir nga Kamenica, Hetem Matoshi e begatoi këtë mbrëmje me këngën e Demir Krasniqit, me titull:”Mbrëmja e maturës”!

Këngën kushtuar dëshmorit të kombit Major Muharrem Ibrahimit, e këndoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori gjilanas Ramadan Kurti.

Programin muzikor të kësaj mbrëmje e përmbylli kënga autoriale e Demirit, me titull:”Ju përshëndetë kënga e rapsodëve të Gjilanit” të cilën e kënduan në grup: Demir Krasniqi,Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Qazim Hajdari dhe Hetem Matoshi.

Në fund të programit, Demir Krasniqi me një fjalë falënderimi u falënderua para publikut për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e tyre. Ndër të tjera, ai falënderoi publikisht:

o Sektorin e Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për organizimin e këtij Manifestimi jubilar,
o Publikun e pranishëm për pjesëmarrje dhe përkrahje,
o Post mortum:Mësuesin Rexhep Bunjaku nga Poliçka,
o Post mortum:kompozitorin, etnografin , etnomuzikologun dhe redaktorin përgjegjës të Radio Prishtinës – Lorenc Antonin,
o Mediumet publike elektronike dhe të shkruara gjithandej trojeve shqiptare,
o Gazetarin Musa Sabedini,
o Gazetarin Tefik Selimi,
o RTVM- kanalin e dytë të Shkupit dhe regjisorin Afet Miftari,
o Redaktorin e shumë veprave , prof, Hysen Këqiku,
o Radio “Rinia” dhe Faruk Limani,
o Organizatorin e festivalit “Zëri i Alfabetit” nga Manastiri,
o Produkcioni “Video Art” dhe Ilir Ahmeti nga Gjilani,
o Përzgjedhësin e muzikës dhe operatorin teknik Flroim Gagica nga Gjilani,
o Foto “Gazi” nga Gjilani dhe
o Të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët pjesëmarrës të programit.



Lëvdatë dhe meritë të jashtëzakonshme, kishin kreatorët e skenografisë së këtij manifestimi:Tahir Arifi dhe Nazim Gagica, të cilët bënë që të mbahet në mend kjo skenografi e mrekullueshme, madhështore dhe e pa parë deri më tash në skenografinë e Gjilanit!

Me të përfunduar programi, në skenë u ngjit i pari artisti i merituar , piktori dhe poeti Demir Behluli, i cili jubileun e 40 vjetorit tim dhe veprimtarinë time e nderoi me një pikturë- portert timin dhe një fjalë rasti. Pas tij dolën në skenë edhe dy ish nxënëset e mia:Motrat Këqiku ( bijat e prof.Enver Këqikut), të cilat mi dhuruan dy buqeta me lule.
RRëFEN MË TEJ DEMIR KRASNIQI:
Pastaj një pas një, gati të gjithë mysafirët pjesëmarrës u ngjitën në skenë për të më uruar dhe për t’ i fotografuar me mua për kujtim.
RRëfen më tej z.Demir Krasniqi:
Unë, për mysafirët shpërndava 100 ekzemplarë libra të veprës “Diell lirie”, kurse organizatori për nderë të mysafirëve, në podrumin e Teatrit, shtroi një koktej rasti.

Nderim të veçantë, me pjesëmarrjen e tij, më bëri miku , gazetari dhe poeti Bilall Maliqi nga Presheva.

Të tillë ishin edhe poetët :Nexhat Rexha e Sinan Sadiku nga Kamenica, si dhe rapsodët:Selajdin Berisha, Hetem Matoshi, Heset Matoshi, Xhemajl Matoshi, Nevrije Demolli.... e sidomos Drejtori i Shkollës Fillore “Nuhi Berisha” nga Tugjeci – Mehmet Osmani me një grup arsimtarësh dhe bashkëfshatarësh të mi.

Po ashtu, nderim të veçantë me ardhjen e tyre më bënë kushërinjtë: Prof. Dr. Fehmi Krasniqi, prof.Dr. Fejzullah Krasniqi, Sokol Krasniqi që kishin ardhur nga Prishtina.

Respekt , nderim dhe kontribut shumë të madh më bëri z. Ilir Ahmeti, producent i Produkcionit Filmik “Video Art” nga Gjilani, i cili në mënyrë vullnetare gratis, ma xhiroi tërë këtë mbrëmje me kamerë që nga fillimi e deri në përfundim.

Edhe përkundër të gjitha këtyre tradhtive, gënjeshtrave dhe shantazhimeve, Manifestimi doli shumë i suksesshëm, pa asnjë ekses dhe publiku u nda shumë i kënaqur me program.

Në fund, po ceku se moderatori i këtij programi, Mr. Tahir Arifi, gjatë tërë kohës sa e modreoi programin ishte shumë i suksesshëm, shumë natyral, shumë artistik dhe shumë profesional, me çka bëri që ky manifestim të shkojë në rrjedha normale artistike, pa asnjë të metë!

Fjalë përshëndetëse përfundimtare:

F A L E N D E R I M

Shumë të nderuar dhe të respektuar mysafirë pjesëmarrës të pranishëm – zonja dhe zotërinj !

Nuk është aspak e lehtë të flasësh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!

Më lejoni të ju falënderoi në mënyrë të veçantë, Juve publikë e mrekullueshme , që mbajtët gjallë këngën time për dyzet vjet dhe me këtë edhe shpirtin tim, sepse për artistin – krijimi i tij është si për Anteun – toka .

Gjithë jetën time jam munduar që artin e muzikës ta bëjë me përkushtim; në frymën e traditave më të mira të popullit tonë!

Ky vlerësim që më është bërë sonte , më bind se ia kam dalë !

Kur ne artistët , bëjmë një moshë si njerëz, sigurisht bëhemi më të ndjeshëm, më të prekshëm dhe më delikat, sepse me nostalgji kujtojmë vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojë për të na qëndruar pranë, për të na mbështetur... që të mos ndjehemi të vetmuar, që të mos ndjehemi të fyer e të lënë pas dore !

Faleminderit që ende na mbani gjallë! Faleminderit që ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !

Më lejoni që në emrin Tuaj dhe në emrin tim personal , të iu shprehi mirënjohje dhe falënderime të veçanta publike, atyre që në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuan në organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi jubilar:

Falënderoi sinqerisht Sektorin e Kulturës , pranë Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në kohë të vështira të degradimit tonë moral e shpirtëror , po i nderon njerëzit e vet, duke bërë që të ndjehemi ende gjallë!

Falënderim për të gjithë juve, që sonte keni gjetur kohë për të më nderuar me praninë tuaj!

Falënderim i veçantë post mortum për Violinën e parë në këto anë – Mësuesin tim, tani të ndjerë: Rexhep Bunjaku nga Poliçka , i cili mbolli në mua bazat e para të dashurisë për artin e muzikës!

Falënderim me konsideratë post mortum, për kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parë kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbështeti fuqishëm talentin tim, duke më pranuar si këngëtarë të rregullt të Radio Prishtinës dhe i cili mi hapi të gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim në opinionin publik!

Falënderoi të gjitha mediumet publike të shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , që në vazhdimësi kontribuan në prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisë sime muzikore!

Falënderoi Kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetës së përditshme “LAJM”, zotëriun: Musa Sabedini, i cili në mënyrë kronologjike ka prezantua krijimtarinë time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh më ka nderuar me titullin: “QYTETARI MË AKTIV I GJILANIT”!

Falënderoi gazetarin e së përditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu në mënyrë kronologjike ka përcjellë dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinë time muzikore!

Në mënyrë të veçantë, falënderoi Radiotelevizionin publik të Maqedonisë, përkatësisht Kanalin e Dytë të këtij Televizioni, me në krye regjisorin e mirënjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit të krijimtarisë sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatësi prej 120 minutash!

Falënderoi redaktorin e shumë veprave të mia – profesorin e nderuar: Hysen Këqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersën, as kohën për redaktimin sa më të mirë të veprave të mia !

Falënderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me në krye Drejtorin e këtij mediumi, zotëriun:Faruk Limani, për përkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial të këtij manifestimi!

Falënderoi Organizatorin e Festivalit “ZËRI I ALFABETIT” në Manastir, i cili më nderoi si pjesëmarrës i vetëm nga Kosova, në 100- vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit!

Falënderoi Produkcionin më të mirë të Kosovës “VIDEO ART” nga Gjilani, me në krye zotëriun: Ilir Ahmeti, për kontributin e dhënë në xhirimin e këtij Manifestimi!

Falënderoi përzgjedhësin e muzikës pranë Teatrit Profesionist të Gjilanit, zotëriun Florim Gagica, për kontributin e dhënë në zërimin dhe mbarëvajtjen e këtij programi!

Falënderoi mjeshtrin e fotografisë më të mirë në Kosovë:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitë e tij më ka prezantua anë e kënd botës shqiptare!

Falënderoj të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët , të cilët me prezencën e tyre, ndihmuan dhe madhëruan këtë mbrëmje të pa harruar në jetën time!

JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE – I JUAJI DEMIR KRASNIQI !

Dienstag, 25. November 2008

ELITA KOMBËTARE-KADRI MANI

Elita Kombëtare
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
E marte, 25-11-2008, 02:05pm (GMT)

SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN DHE VEPRIMTARINË E Z. KADRI MANI

Nga Abas Fejzullahi

Kadri Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri, vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.

Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e ribotimit të poemës "FALË TË QOFTË GJAKU!", po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Është i martuar, baba i tre fëmijëve, të shkolluar, të martuar e të rregulluar. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit. Ka qenë i dënuar politik me 25-vjet burgim, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mirtovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhëna:

Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është Kryeredaktor te revista “Shqipëria etnike” dhe te Zemra Shqiptare (www.zemrashqiptare.net), aktor teatri.

Deri më tani ka botuar këto libra:

1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988; 2."Falë të qoftë gjaku!" poemë: tash ribotim i korrigjuar dhe i plotësuar), 1997; 3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman: tash i dramatizuar nga artisti i famshëm zotni Sylejman Lokaj), 2003 ; 6. “50-VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR” bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani ;- ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.

Email: kadrimani@hotmail.com

KOLEC TRABOINI


Revista Zemra
Kolec Traboini: Mirenjohje poetike
E hene, 24-11-2008, 01:20pm (GMT)

MIRENJOHJE POETIKE



MIRENJOHJE POETIKE

Falenderoj Dritero e Sadije Agollin,Gezim dhe Vasilika Tafen, Fatmir Terziun, Piro Milkanin, Nase Janin, Iliriana Sulkuqin, Lindita Agollin, Dilaver Baxhakun, Musa Krajen, Agim Gjakoven, Faruk Myrtaj, Kujtim Dashin, Aida Dismondy-in, Eliane Alien, Aleko Likaj, Radije Hoxha- Prishtine, Skender Rusin, Fatime Kullin, Vitore e Skender Sallakun, Riza Lahin, Beatrice Balliçin,Demir Gjergjin, Jaho Margjeken, Sherif Balin, Pandeli Koçin, Izet Shehun, Namik Selmanin, Donika Muçin, Ilia Deden, Ferdinant Karunin, Petrit Palushin, Besim Fushen, Bujar Baxhakun, Milanov Kallupin, Çelik Petritin dhe te tjere qe ne forume publike apo mesazhe personale i kane bere jehone si dhe me kane uruar per librin tim te ri me lirika"Itaka Grua" botuar nga OMBRA GVG Tirane, nentor 2008!
Falenderoj Radio Televizionin Shqiptar Shqiptar qe ne nje emision mbi 20 minuta me dha mundesi qe ne bashkebisedim me Hygerta Sakon te shfaq mendimet e mia per poezine dhe letersine e emigracionit shqiptar neper bote, te njejten gje edhe ne Radio Tirana, gjithashtu ne TV Maqedonia ne gjuhen shqipe dhe Radio Shkupi te mundesuara nga krijuesja Valbona Zunçe.


Me mirenjohje
Kolec Traboini
Boston

K.Traboini ne shtepine e poetit Dritero Agolli me Nase Janin.


Pas bisedes, nje kujtim me poetin e madh Dritero Agolli.


Me botuesin Gezim Tafa dhe zonjen e tij Vasilika.


Me Dilaver Baxhakun,Fatime Kullin,Lindita Agollin, Riza Lahin e Nase Janin.


Me kolegun e viteve ne Kinostudio, regjisorin e njohur Piro Milkani.


Poeti Moikom Zeqo tek stenda e "Drites" dhe "Pelegrin"-it, Panairi Librit


Me bashkshkodranet e mi te letrave Musa Kraja( qender) e Kujtim Dashi


Me poetin Sadik Bejko dhe gazetaret Fatime Kulli dhe Dhurata Hamzai.


Me koleget e filmit dokumentar Donika Muçi, Ilia Dede e Ferdinant Karuni.


Me Namik Selmanin, Çelik Petritin, Beatriçe Balliçin dhe Perikli Jorgonin ne "Ditet e poezise" ne Prrenjas.

Fotot nga Dilaver Baxhaku



Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair BLOG-PORTA

Montag, 24. November 2008

KUSH PO E BËNË METOHINË




KUSH PO E BËN METOHINË ? - Shkruan: Dr. Femi Cakolli


- Mirë se vini në Besiana Info






KUSH PO E BËN METOHINË ?

Shkruan: Dr. Femi Cakolli

INJORIMI TOTAL I HISTORISË MESJETARE TË KOSOVËS

Dy figura politike kosovare që lidhen me procesin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të decentralizimit, në kuadër të Ekipit Unitet, janë z. Veton Surroi, kryetar i partisë ORA, i cili po shërben në këtë ekip si koordinator për komunitete, e këtu u mor vesh se hyn edhe çështja e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Figura tjetër është z. Lufti Haziri, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, dhe koordinator për decentralizmin. Veton Surroi, deri tani, ashtu siç e di i gjithë opinioni ynë është se me “dashamirësinë” e tij pothuajse tërë trashëgiminë kulturore të Kosovës prej kohës antike e deri tani, e ndërlidhur kryesisht me krishterimin e ritit lindor ia jep, ia njeh, ia dorëzon, ai falë, ia ngjet, ia kap, ia shton shtetit të Serbisë, dhe pavarësisht se trashëgimia gjendet në Kosovë tani legalisht kjo trashëgimi kulturore i përket Serbisë, përkatësisht titullarit Kisha Ortodokse Serbe. Pse e bën këtë gjë z. Surroi??!

SHQIPTARËT E KOSOVËS PARA ISLAMIZIMIT KANË QENË SHUMICË TË KRISHTERËSH ORTODOKSË
Para dy jave Surroi deklaroi në një paraqitje të tij në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës se përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë andaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë. Zotëri Surroi nuk mund të jetë në gjendje që ta konstatojë këtë fakt. Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës sikur ai nuk e di se para islamizimit të kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor (Drenica, Llapi, Gollaku, Rrafshi i Kosovës, Shala e Bajgorës, pjesë të Rrafshit të Dukagjinit etj.) Edhe sot mund të gjesh gjurmë të shumta të krishterimit lindor nëpër këto zona të Kosovës sidomos nëse vizitohen fshatrat dhe personat e moçëm. Fakti i pamohueshëm se shqiptarët e Kosovës kanë qenë të krishterë ortodoksë duhet ta ndalë jo vetëm Surroin por çdonjërin politikan dhe qytetar të Kosovës që trashëgiminë kulturore të krishterimit ortodoks në vendin tonë ta shohin si pjesë të historisë së Kosovës, dhe jo që t’i falet dikujt ligjërisht. Vlen të përmendet se shqiptarët (p.sh. familja e vojvodëve, familja e Isë Boletinit, familje nga Peja etj.) sipas historiografisë serbe, historikisht kanë qenë mbrojtës të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Sipas Regjistrit të Vilajetit të Shkodrës, viti 1485, ku përfshiheshin edhe shumë pjesë të Kosovës, shihet se shumica e banorëve ishin shqiptarë ortodoksë. Kosova historikisht çdoherë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor sesa atij perëndimor, duke pasur këtu parasysh edhe faktin se ishin disa perandorë binzantinë iliro-shqiptarë. Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizimit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata shqiptarë paskan qenë ortodoksë apo jo, dhe kurrsesi katolikë?! Katolikët shqiptarë i kanë rezistuar më shumë islamizimit pasi ata kishin në përdorim gjuhën latine, kurse ortodoksët në jug të Shqipërisë po ashtu i kanë rezistuar islamizimit pasi ata në jetën fetare e përdornin jo sllavishten por greqishten.

BIZANTIZIMI DHE SERBIZIMI I KISHAVE LINDORE TË KOSOVËS
Serbët kur erdhën në Ballkan ata ishin ende paganë, kurse krishterimin lindor e pranuan nga banorët vendas, shqiptarët pra, si dhe nga bizantinët që ishin zotërues (pushtues) të Kosovës prej shek. VI e deri në shek. XIV. Prej shek. IX e deri në vitin 1453 kur bie Bizanti, Kosova herë pas here ishte nën sundimin e bullgarëve dhe serbëve. Ishin sllavët që kishës lindore në Kosovë ia ndërruan gjuhën e kishës prej greqishtes në sllavishte, pastaj ndërruan pak a shumë edhe liturgjinë, si dhe futën figura “të shenjta” në këtë kishë siç ishte rasti me Shën Savën. Sipas disa të dhënave duket se ndërrimi i gjuhës nëpër kishat e ritit lindor në Kosovë, pastaj ndërrimi i liturgjisë dhe imponimi i figurave jo të shenjta në kishë bëri që të krishterët vendorë të fillojnë braktisjen masovike të kishave për shkak të serbëve, dhe shumë ma vonë edhe ta ndërrojnë besimin e tyre nën pushtimin e turqve. Me gjithë këto dua të them se serbët historikisht edhe pse i kanë okupuar të gjitha kishat dhe manastiret e krishterimit të ritit lindor të ndërtuara gjatë kohës gati një mijë vjeçare të Perandorisë Bizantine, tani me rënien e Bizantit dhe me ardhjen e turqve ishin serbët që i morën si trashëgimi të gjitha këto vlera kulturore. Ka një dallim të madh mes krishterimit lindor të kohës bizantine që ishte në Kosovë dhe atij lloj krishterimi që mbeti në duar të serbëve. Bizantizmi ishte një kulturë universale, pra jo greke ose romake (jo e mbështetur mbi parimin etnik). Prej shek. VIII fillon që të përdoret greqishtja në kisha duke e zëvendësuar latinishten, mirëpo kur kishat dhe manastiret e Kosovës ranë dhe mbetën nën serbë, atëherë bëhet edhe nacionalizimi i kishës lindore në këto troje, proces i cili vazhdon edhe sot. Nacionalizimi i atij krishterimi universal që ishte prej fillimit, pastaj gjatë kohës romake dhe bizantine së pari nisi me bullgarët, pastaj me serbët, me rusët etj. por me grekët kjo dukuri doli në pah gjatë Rilindjes Kombëtare.

METOHIZMI: STRATEGJIA SERBE PËR T’I LËNË SHQIPTARËT ARDHACAKË DHE FUNDAMENTALISTË
U duhet mbajtur leksione negociatorëve tanë lidhur me trashëgiminë e kulturore të Kosovës. Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe e atyre ortodokse. Pse kështu? Serbët çdoherë kanë pasur një strategji shtetërore për mbrojtjen e kishave ortodokse, dhe kjo strategji për ata funksionon edhe sot. Përvetësimi i të mirave materiale nga historia e krishterimit ballkanik për serbët është shumë e njohur. Ja vetëm një rast. Gjatë kohës së mbretit Urosh, kur e rrethuan Beratin, synimi kryesor qe marrja e Kodikëve të Beratit, të njohur në botë si “Beratinus”. Njëri prej këtyre kodikëve daton qysh prej shek. VI pas Krishtit. Këtë strategji serbe të përvetësimit të trashëgimisë në përgjithësi po e quaj metohizëm. Përmes kësaj strategjie serbët janë përpjekur që ta marrin mbi vete çdoherë historinë e krishterimit lindor prej shqiptarëve, dhe kështu ata t’i lë pa histori, se janë ardhacakë, se janë fundamentalistë islamikë dhe kështu për t’i paraqitur Europës se janë të rrezikshëm për civilizimin e këtij kontinenti. Metohizmi më madh i shënuar në Kosovë është gjatë pushtimeve serbe të shek. XIV, pastaj gjatë periudhës osmane, dhe së fundi gjatë kohës së Millosheviqit. Fjala “metohi” shkurt do të thotë territori i kishës. Për më shumë kjo fjalë tregon një manastir që varet prej një qendre manastiriale më të rëndësishme për çështje ekonomike, fetare, pronësore etj. Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë. Serbët e quajnë në fakt gjithë Kosovën tokë ose pronë të Kishës, dhe prej kësaj Kosova është Metohi sipas tyre. Dhe që të ndodh kjo tani po ndihmojnë dy vëllezër “metohistë”: Surroi dhe Haziri. I pari duke ua dhënë atyre gjithë trashëgiminë kulturore të krishterimit të ritet lindor Serbisë. I dyti duke u dhënë toka e prona këtyre, eksterritorialitet, kishave ortodokse. Ja kush po e bën Metohinë sot në Kosovë, dhe kush janë sufraganët (në kuptimin jo pezhorativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi. Përfundimisht procesi i decentralizimi kur lidhet me kishat është një metohizëm, dhe se prej kësaj metohizmi është decentralizim dhe trashëgimi e gjithë kulturës kishtare të ritit lindor të vendit tonë. Nga 40 vendkulte që i ka kërkuar Serbia për status të eksterritorialitetit deri tani Surroi dhe bashkëpunëtorët e tij Serbisë ia kanë dhënë mbi 35 kisha e manastire.

QASJA HISTORIKE DHE MODERNE NDAJ TRASHËGIMISË KULTURORE
Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar apo pushtuar. Se kush e menaxhon një trashëgimi kulturore të një vendi të caktuar kjo përbën vetëm çështjen e përgjegjësisë ligjore dhe historike, dhe në vetvete janë vetëm akte teknike për botën e sotme të civilizuar. Kurrë trashëgimia kulturore s’duhet të njeh thyerjen e rendit dhe ligjit historik dhe praktik. Kjo do të thotë, supozojmë, se nëse nesër fillojnë serbët që të bartnin plisa në kokë shqiptarët duhet të krenohen dhe jo të zemërohen, e aq ma pak të thuhet se plisat u takojnë serbëve. Po kështu është edhe me kishat ortodokse të Kosovës. Shqiptarët më vonë fitojnë edhe një trashëgimi kulturore, islamin, prandaj faktikisht trashëgiminë e parë, në këtë rast ortodokse, në Kosovë, e kanë dorëzuar duke mos e jetësuar më atë kulturë, por dikush tjetër, në këtë rast serbët e kanë vazhduar së jetësuari atë kulturë të trashëguar nga shqiptarët dhe nga të tjerët, prandaj sot edhe identifikohet kështu poseduesi real, faktik dhe praktik i kësaj trashëgimie, dhe kjo paraqet bazën e tolerancës që thuhet shpeshherë. Toleranca nuk mund të rrijë mbi diçka që ti nuk do ta frenosh vetën prej diçkasë që të ka ikur nga dora, që duhet lëshuar pe, që duhet pranuar diversitetin etj. Shpeshherë ndonjë trashëgimi kulturore amësi, por vetëm kohësi, prandaj nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe.

DHËNIA E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE EKSTERRITORIALITETI KRIJOJNË PASOJA LUFTËNXITËSE
Praktikisht për jetën shoqërore dhe politike në të ardhmen e Kosovës ndryshe do të tingëllonte sikur të thuhej për bashkësinë fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, e ndryshe Kisha Ortodokse Serbe. Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndenja tunduese tek shumica e njerëzve që jetojnë këtu. Dhënia e trashëgimisë kulturore të Kosovës sidomos ajo e mesjetës si dhe dhënia e eksterritorialiteteve në të ardhmen mund të krijojnë pasoja luftënxitëse. Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lufti Haziri. Le të lutemi për ta!

Sonntag, 23. November 2008

KANUNI POETIK I RRUSTEM GECIT










K O S O V Ë S

Populli, populli , është kala

Ai ndërton e shemb mynxyrë

Tokën e bukën po ia shkele

Ai me d u a r e ngre lirinë

Populli, populli është u r t i a

Mendja e tij gjithë ndërton

Populli , populli kur flauton

Kush më bukur nuk këndon

G j e n i e popullit është liria

Gjenia e tij çdo herë krijon

Me të bukurën pemë të jetës

Ai ecën e kurrë s´ ndalon

Populli , populli , është kala

Ai ndërton e shemb mynxyrë

Tokën e bukën po ia shkele

Ai merr pushkën e lufton







E M B L E M Ë

Unë jam ai i dënuari

ai burgosuri, ai trimi

ai i plagosuri për liri

që një jetë të t ë r ë

isha në luftë e beteja

Unë jam ai bandilli

ai shkruesi i trakteve

ai ilegalisti i shkathët

ai që i mbaja parullat

“ Kosova Republikë ”

Unë jam ai profesori

ai i bukuri i rrugëve

ai poeti i trazimeve

që me studentët trima

i ramë grusht armikut;

Unë jam ai i dënuari

ai i bukuri i UÇK-së

ai piktori i emblemës

ai, i dashuruari i lirisë!


T R E P Ç A



Në Trepçë është palca jonë

qenia që të ardhmen ma cakton

le të çmenden gjithë perenditë

Trepça Iliriane nuk më mohon!

Në të dielat e arit dhe t´argjendit

në të hënat e shiut dhe metaleve

u vetlind p l u m b i dhe zinku

dhe kristalet e bukura të Trepçës

Hapeni ballinat e faqeve të tokës

të shihni feldspathet,...manganin

në të reshurat...mes vullkaneve

u vetlind , Trepçën dhe Opali



Qahet hëngjilli, floriri i t o k ë s

qahet h u m u s i..a r g j i l i blu

me gjunj të natës m´i bien tokës

qahen pemët për degët kërcu!..



Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke

Trepça e Kosovës prindin e di

Në Trepçë Kosova ka një emër

Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!







ZËRI PRESHEVËS

N g r i t e m i të bashkohemi

Ngritemi të n d ë r t o j m ë

ngritemi të bëjmë më shumë

Ngritemi se jemi K o s o v ë

Si të jetojmë nën terr të huaj

nën duart e të përgjakurit

me drejtësinë e të padrejtit

me shtetin që më n d j e k



Në këtë tokë me Preshevë

Unë kam varret e stërmoçme

të rënët e të gjitha kohrave

këngët e të gjitha betejave

O ti që flet krejt ndryshe

K o s o v ë është emri im

Kosovë është g j a k u im

Kosovë është Presheva, hej!...





-------------------------------------------



Diell o shpirt nxito pa h ë n ë

gjysmën nëna i kam m´ atanë TRIMIT POPULL

Gjethet gjakut nuk i bien

Deri sa të ketë diell e zot

Gjethet gjakut nuk i bien

Pa u tharë rrënja në tokë

Diell o diell, të keqen mëma

Natë është s´ ndrit as hëna

Në këtë vend sa terri vret

Vret pusia e hyqmi vret!



Kjo pushkë e bukur si vajzë

ka sytë të kaltërt nën qiell

Kjo pushkë e bukur si vajzë

ka emrin : Kosovë e l i r ë!



Bëmë mars,.bëmë dhe prill

u mbush toka plot me trima

O Kosovë , o vend me a r

dora dorës i jep të mbarë

2 )



në burg kam burrin edhe djalin

në burg kam motrën dhe vëllain

Mbahu o mëmë, se ka mynxyrë

veç me luftë bëhemi të l i r ë

Edi me shokë thyen burgun;

unë puth babin, ti puth burrin

Gjethet g j a k u t nuk i bien

deri sa të ketë d i e l l e zot

gjethet g j a k u t nuk i bien

as kur z e m r a qanë me lot

Fol Kosovë, Kosovë Dardane

Fol K o s o v ë , o zë f l o r i

që ta f i t o j m ë këtë l i r i

bëmë shumë luftë të marrim ty!



A R T I Y N Ë

Poeti ynë, populli

poezitë e tij të para

i shkroi në gur, në dru

në rërën e butë të lumit

në fletët e dushkut të ri

në hënë e vendlindjes

Poezitë e poetit popull

shkruar në faqe të gurit

edhe pas 2 mijë vjetësh

I gjejmë në Tënovc

janë të lexueshme, dhe

m r e k u l l o j n ë ;

“Kroi, biri im , mos qaj

unë isha tek ju, dhe ti

do vish te unë ; por,

deri sa të vije ajo ditë

mos mbaj zi për mua

po jeto jetën tënde!..”

Kjo poezi e bukur

e poetit popull

është nga Tërnovci

i Peonisë iliriote



Lulja e Manastirit



Jetojmë në të njëtën kohë

nën të njëjtin qiell me yje

ku e bukura dhe i bukuri

dihatin me të njëjtën frymë

Jetojmë në të njëjtën kohë

ku valë të ashpra të jetës

thyhen nëpër kundërthënie

dhe shpërndahen qyteteve

Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtën etje të shpirtit

ku koha është krejt pakëz

për të krijuar më shumë

Jetojmë në të njëjtën kohë

Me të njëjtin gjak të kohës

Ku l i d h ja e shkronjave

Ngre zërin e përbashkimit






PRITJA GJENIUT

Ku është fshehur gjeniu

Ai që f l e t si populli

Ai që qan si p o p u l l i

Ai që di të këndoj si ai

Ku është fshehur gjeniu

Pyesin n ë n a t,baballarët

Gratë e veja,fëmijët jetim

Pyetë e gjithë K o s o v a



Ku është fshehur gjeniu

Ai më i bukuri i këngëve

Ai më i bukuri i betejave

Ai më i bukuri i fitoreve

Ku është fshehur gjeniu

Më i gjakshmi dhimbjeve

Pyetë vullneti i popullit

Pret vullneti i popullit




ARVANITËT

Unë flas gjuhën shqipe

i pat thënë mikut të tij

Aristidh Kolia- Arvaniti

para se grekët ta vrisnin

Asgjë nuk ka mbaruar

më duhen 4 shekuj jetë

për ta kthyer mbarë, të

kaluarën tonë të shkelur

Nën këtë qiell g r e q i e

të të vërtetave përmbys

kërkoj borxhin e gjakut

gjakun tim të ardhshëm

Homeri shkruante shqip

në shqipen e pellazgëve

unë vetë e kam lexuar

në pellazgjisht, Odisenë




Kulla e Martirit

Kryengritësit, Tahir Mehaj

Është ndal dielli mbi Prekaz

E ka vu b u z ë n në gaz

Në ´Drenicë s´hyhet me sy

Tahir Meha vëzhgon n´dylbi

Ushtria e serbit po vjen zih

Vjen me tanke e me ushtri

Duan të gjallë lirinë me lidh

Po qëndresa udhën s´ mbyll

Tahir Meha një dardaniot

Pushka ime s´ flet veç sot

Plumbi i tij vret një Dodek

S´jepet kulla unë pa vdekë

Plumbi dytë vret një Millan

Vetë më hyri ai qen nishan

Pikë e gjakut ku ka ra, pemë

e tokës kurrë s´ është tha!

2 )

Nebih Meha thërret Tahir

Të lumtë dora o im bir

Vret T a h i r i dyzet armiq

Ne në luftë nuk jemi të liq

Ka dalë dielli mbi Prekaz

Tahir Meha po qesh me gaz

Babë e bir ngrehin një këngë

Babë e bir vrasin një gjëmë

Të lumtë zemra o azgan

Kështu luftohet për vatan

Ndal o serb o serbomadh

Kthehu prapa nga ke ardhë

Qysh kur ishte pellazgjia

Unë jam (këtu) n´tokat e mia

Tahir Meha pushkën mbush

Zjarri e do të ketë pak prush!..





I burgosuri i idesë

Me fuqinë e së vërtetës

dhe të kundërtave të tjera

unë k ë r k o j ndryshimin

përroin që dashuron lumin

I ndodhur në këtë rrethim

goditem nga valë të ashpra

nga përsëritjet monotone

të zotërinjve të prangave

Me këtë mendim që kam

gjerësia më vjen e ngushtë

thëllima më vjen e cekët

dhe largësia e turbulltë

Sa herë i hyj ndryshimit

dhe të kundërtave të tjera

duken të fortët e kësaj bote

tek shtyjnë njëri - tetri





PLAGËT E NUSEVE



Atë natë në T o p p o n i c ë

vetëm terri ishte me bollëk

ishte vranët, binte shi, ftohtë

ne ishim më të pambrojturat

( n u s e sapo të martuara)

burrat tanë ishin ushtarë në

në Bosne, Kroaci e Slloveni

Ne ishim nuse të reja,lehona

të bukura dhe shtatëzëna, të

pashme.Ujku berret i zgjedh

ajo natë e arrestit u shoftë

fshati fqinj neve na dhunoi

njerëzit e tyre na poshtëruan

çdo gjë ndodhi në mesnatë

ne s´ishim një, as dy, por 33

n u s e,... të posamartuara

të bukura s´i ka dashtë zoti

se për ato plagë mbi nuset

edhe mureve u vinte keq




PIKAGJAKU

Ti që puth buzët e mia

që më josh e përqafon

ti je më e dashura ime

mbrëmja ime e bukur

Ca pika gjak në duar

ca pika gjak në gur

m´u dukën të etshme

tek mbahesha për mur

I plagosur në betejë

unë ndjehesha i gjallë

për m u r i mbahesha

të mos bie në varr!

Nën atë qiell të grisur

me eshkë e me uror

ca pika gjak në gur

me gjak u bënë flamur!




Ismail K a d a r e

Më i thelli , më a f ë r t i

Më i dituri , më fisniku

Më gjeniu, më shpërthyesi

Më sublimi dhe më poeti

Mes Eskilit e Shekspirit

I dha gjak shqipes sonë

Në mes Dantes e Borhesit

Më poeti dhe shkrimtari

Në mes yjeve i vetmi yll

Në mes detit dallga vetë

Para Romës e pas Romës

Iks izmave i vure gomën

I s m a i l i plot imazheve

Ti je bëma e artit tonë

Për gjithë jetët ti do jesh

Më gjeniu i kohës sonë!



H I M N I B L U

Ç´është ky flamur i huaj

në direkun e shtëpisë

mos r r o t a e historisë

që unë duhet ta b a r t

Ç´është ky flamur i huaj

i kujtoj të vrarët e mi

të vrarët nëpër beteja

të vrarët nëpër mërgime

Ç´është ky flamur i huaj

që unë duhet ta bart

për hir të A h t i s a r i t

dhe k a r r o c ë s së tij

Ç´është ky flamur i huaj

me h y m ë n e pa fjalë

është gjysëm b e t e j a

për të vazhduar në fitore




RRINI KËTU

Rrini këtu mos u largoni

shumë jemi degëdisur

atdheu shih s´i po qanë

nuset na gjuajnë me lot

Rrini këtu mos u largoni

Mos u bëni të t j e r ë

vendi huaj është i huaj

për asgjë s´na bën nder

Rrini këtu mos u largoni

bota huaj s´ është flori

dheu i huaj flet ndryshe

ai do g j u h ë n të tij

Rrini këtu mos u largoni

shumë jemi degëdisur

rrini këtu mos u largoni

mërgimi shtjenë me lot




Prushëza poetike



1 )

Në të drejtën e fjalës

arti s ' është gjithëfuqia

por shpalon të vërtetën

dhimbjen e së ëmbles

2 )

Krejt brenda v e t e s

zemërimi i bie daulles

trishtimi i bie kitares

liria një kënge me vaj

3 )

Plot gjëra e gjësende

D i g j e n në thëllimë

Në lumej të a s h p ë r

Të ndjenjës dhe sopirti






4 )

Në moshën 58 vjeçare

58 vjeç kam kujtesën

58 jeçe i kam hallet

58 vjeç kam imazhin

5 )

Çasti i parë i krijimit

ishte moment sublim

që më mori me vete

Në të gjitha proceset

6 )

E puthura më e bukur

mbetet e puthura që qesh

e puthura që kremton

e puthura që e s h t o n


7 )

Qe një natë me hënë

Kur unë ty të prisnja

Kur ti mua më prisnje

Kur ne përqafoheshim

8 )

Sa herë sisat i fshehi

në sisoret e mia

miqtë e mi m'i gjejnë

Dhe m' i duan shumë

9 )

Zemrës që dashuron

Mos i kundërshto

Vendimeve të saja

Nuk i dilet përpara


10 )

O sy i bukur i jetës

t´i që sheh gjithçka

tregomë , ç´ bëre sot

me cilën të bukur ishe

11 )

Fati na ka zvogëluar

me “bujtës” të huaj

me“bujtës”gjithëfare

Me “bujtës” të tjerë

12 )

Dhimbjet e pazgjidhura

dhe vuajtjet e pafjetura

nuk sjellin lajme koti

po vlimet e shpërthime







13 )

Poezia nuk di të jepet

as kur atë e përgjakin

Ose e nëpërkëmbin

Di k t a t u r a të egra

14 )

Çdo qytetar i yni

I a f t ë dhe patriot

Ka detyrë dhe nder

T´i dalë zot atdheut

15 )

Hyr në qiellin tim

në pemishtet e mia

se këtu ka rënë vera

e të gjitha frutave






16 )

Në brendi të pavetëdijes

ku ngjizet e b u k u r a

e ndieja të magjishmen

dridhjen e barit në erë

17 )

Me skllevër të shtypur

dhe popuj të shtypur

u bënë vepra të mëdha

dhe vetëvrasje të mëdha

18 )

Njeri i k o h ë s sime

eja ta njohim këtë jetë

ta njohim njëri-tjetrin

dhe vuajtjet mes vete











U D H Ë T

Ngushticës së shpirtit

Shtyhen aktorë tragjik

E kaluara dhe e sotmja

E ardhmja, koha pas saj

Në këtë shfaqje të jetës

Nxitojnë plot n j e r ë z

Y j e nga më të rinjtë

Diej nga të mëdhenjë

Në hyrje të së vërtetës

Do të presim në radhë

Bashkë me veten tonë

Do presin dhe të tjerët

Në këtë botë të pasur

S´hyhet i pa dashuruar

Ky është jetë - realiteti

Në ngushticën e sopirti




I N D R I T I

Lufta bën sikurse f l ë

plaga thotë varra s´më lë

keq na ndanë me kufij

pa Kosovë,s´ka Shqipëri

Mbushe gojën o shqiptar

mbushe thirrje o i gjallë

mblidhi fitoret për liri

thuaj botës jam Shqipëri

L u f t a bën sikurse flë

plaga thotë varra s´më lë

dhimbja çahet do një zot

ditë e bukur qenka sot

O të guximshmit e mi

fjalët ia dhashë këngës

që t´ua sjellin porosinë

bashkim të jetë fitorja




THIRRJET E EPOSIT

Me gojën e mbyllur nga frika

guximi shndrrohet në frikë

fjala fshihet mes dhëmbëve

dhe qeshja kthehet në vuajtje

Me gojën e mbyllur nga frika

n d a l o n edhe pëshpëritja

gjelbërimi i fjalës në letër

lulëzimi i këngëve në vargje

Me gojën e mbyllur nga frika

nga shtypja e terri i trashë

dhimbja kthehet në humbje

e h u m b j a në poshtërim

Në këtë t h i r r j e të eposit

Zëra të tërë vijnë nga baladat

që lirinë ta bëjmë më tamam

dhe të ardhmen më të bukur



Njeriu me bastun

Në këtë botë të jetueshme

plot janë gjërat e pafundme

fjalët që ngrejmë mendimin

të puthurat që bëjnë dritë

Në b e t e j a t e shtëpisë

ndodhë të kundërshtohemi

përpara i d e v e të k o h ë s

të pranojmë ose refuzojmë

Në këtë botë me shumë kohë

dhe me p a m j e gjithfare

pemë e së bukurës r r i t e t

dhe gjelbëron sipas vendit

Njeri i kohës sonë, l ë v i z

fjala e shkruar shumë flet

ajo t r e g o n të s o t m e n

dhe misteret e së ardhmes








ÇKA THA LIRIA

Zemrën e kam shëndoshë

po trupin në pesë pjesë

e v r o p a t më n d a n

më ndan me të pabesë

Kosovës f l i t e t shumë

se bisedat s ´ janë mirë

l i r i n ë e duam tamam

pa pranga e pa mynxyrë

Zemrën e kam shëndoshë

po trupin në pesë pjesë

më shumë se një shekull

jam nën degë të rrufesë!







B U B U L I N A

Jam vetëm në stacion

ku askush s´ më pret

trenat shkojnë e vijnë

jashtë mendimet ikin

Në tërë këtë gjithnajë

“ jetime ” kam mbetë

mos më lë më vetëm

ku askush s´ më pret

Me këtë shi të zemrës

kush nuk flet o zot

me këtë shi të zemrës

zemra qan me l o t








LULEPJESHKA

Si pikat e shiut në verë

që reja i bashkon, janë

dhe të puthurat tona

që shpirti i dëshiron

Mos më pëlqe i dashur

se unë jam e dashuruar

thuamë s’i do të bëhet

nëse ne mbetemi larg

Kraharori më digjet

zemra çfarë s’më thotë

mos më pëlqe i dashur

se pa ty nuk rroj dot

Mos më pëlqe i dashur

nën këto pika s h i u

se jam e pafuqishme

që ty të kundërshtoj



Mos më pëlqe i dashur

se u n ë të dashuroj

nën këto pika s h i u

zemra çfarë s´më thotë!..




T R Ë N D Ë L I N A

Nata sonte më veç ka rënë

unë mbështillem si gjësend

dhe ëndërroj... mes vetmisë

një diell tjetër të l i r i s ë

Dhembja ime s’ ka një fund

kupën e saj me se ta tund

dhimbja ime rron tek flaka

ajo rrënjët i ka tek plaga

Zemra diellin e dëshiron

dielli zemrën e frymëzon

nata sonte v e ç ka r ë n ë

unë mbështillem si gjësend





S H P R E S A

Shpresa , a të kujtohet ty

ajo mbrëmje e Prishtinës

kur unë e ti putheshim

lulet të çelin të bukura

Në ato vite të rinisë sonë

ne nuk rrinim duarkryq

e shquanim njëri-tjetrin

dhe praninë e pushtuesit

Shpresa, a e mban mend

atë takimin në Prishtinë

se në ato vite të rënda

ne këndonim së bashku


I H U A J I



Të dielën, të hënën

I “bardhi” ish i zi

Të hënën, të dielën

Një shi puth një shi!

Dardani e Monika

“Romeo e Zhulietë”

Monika e Dardani,

Drama ishin v e t ë

Liqenit të Gjenevës

Dallga-dallgën tund

Mbi varkë të liqenit

Putheshin pa fund!

Të dielën , të hënën

S h i t ë s i ishte i ri

Pas luleve e banakut

Monika s´ishte e tij!

Qyteteve të Evropës

“Biznesi” s´ ka kufij

Kulmet a r r i h e n

Por drama përmbi!..


G J I L A N I T



poetit, Rexhep Elmazit

I vetëm, i vetëm

si një qytet në shi

vrasësi të vrau

tek v a r g u i ri!...

Gjilanit në këngë

më i m i r i djalë

Gjilanin e deshe

në Gjilan të vranë!

Zemra tha paguan

kënga do të mbesë;

të vranë e të shanë,

të shanë e të vranë!

Gjilanit në këngë

më i m i r i djalë

Gjilanin e deshe,

në Gjilan të vranë!...



G j i l a n, 1980

S H Q I P T A R Ë T


Nëse luftën nuk na e pranojnë

shqiptar, bërtit me sa fuqi ke

në dhomë, në banjo, në balkon

nëpër shtëpitë tuaja të bukura

nëpër trotuare , nëpër shkolla

bërtit tek të mbjellat tuaja

bërtit në rrugë, para pallateve

nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,

bërtit , me sa f u q i ke, që të

dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo

kund ka shtypje, çdo kund ku

ka pushtim,Kosovë,bëhu e lirë

dhe ngritu të dëgjojnë të rënët

se këtu jemi! Dhe gjallë jemi!














KËNGË PËR LIRI



Të gjitha kohëve gjak u dhamë

në fushë të betejës e punë të rëndë

gjak dhamë për tokë e për qiell

gjak dhamë që të rrojmë më mirë

Të gjitha kohëve gjak u dhamë

që l i r i n ë ta kemi më tamam

me të drejta të njohura dhe ligje

Të gjitha kohëve gjak u dhamë

në Trojën e parë Trojën e vranë

në Trojën e dytë Trojën e ndanë

në Trojën e tretë turqit na ranë

të gjitha kohëve gjak u dhamë,në

fushë të betejës e punë të rëndë





Rrustem Geci - Dortmund / nëntor, 2008

NEXHAT REXHA


Kush është Nexhat Rexha?

Nexhat Rexha u lind me 01.02.1956 ne fshatin Topanice,komuna e Dardanes(ish-Kamenice):Shkollen fillore e kreu ne vendlindje,te mesmen ne Dardane,kurse Fakultetin Gjuhe dhe Letersi Shqipe,ne Univerzitetin e Prishtines.

Nexhat Rexha merret mepoezi dhe kritike letrare,kurse aktualisht eshte deputet ne Kuvendin e Kosoves.Ai jetonne vendlindje,eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe kryeredaktor i revistes"NOSITI",qe botohet ne Dardane.

Ndrydhjae pikes"K",dhe Unaze Qiellore,ishin dy librat e tij te para,kurse kohe me pare ka botuar monografine"LIGJËRIME PËRJETIMESH".

Ne nje veshtrim te ketij libriD.r.Hysen Matoshi shkruante:Per dallim nga dy librat e pare te Nexhat REXHES,qe jane pjese e botes se tij krijuese dhe artistike,libri"Ligjerime perjetimesh"
;na e bene te njohur boten e tij intelektuale,qe shperfaqet nepermjet gjykimesh mbi fusha te ndryshme te aktivitetit intelektual.

Kjo monografi bene fjale mbi jeten dhe aktivitetin e disa figurave kombetare dhe intelektuale si jane:Fazli Greiqevci,Sabile Keçmezi-Basha,Halil Matoshi,Sinan Matoshi,Baki Krasniqi,Shpresa Ajvazi,HasijeSelishta-Kryeziu,Hysen Kçiku,Xhemajl Halili,
Mehmet Surdulli,Salih Shkodra,Paulo Coehlo,Ibrahim Ibishi,Ramadan Haziri,Kadri Rexha dhe Jusuf Osmani.

Struktura e librit ndahet ne :

1.Neper vargje
2.Alkimia e rrefimit dhe Diskurs mbi autoktonine.

E pergezoi Nexhat Rexhen per kete liber te mire,kurse lexuesi yne do te njeh me mire boten krijuese te Nexhat Rexhes,duke e lexuar ne tersi kete liber te mire shkruan publicisti Shaban Cakolli.

Samstag, 22. November 2008

XHAVIT KADRI KRYEZIU


Xhavit Kadri Kryeziu


Xhavit Kadri Kryeziu
Xhavit Kadri Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Rogaçicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ndërsa ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Prizren (1968). Fakultetin për të njëjtën degë e kreu në Prishtinë (pa shkëputje nga puna), Shkollën e Oficerëve Rezervë- Dega e Artilerisë Tokësore në Zarë të Kroacisë e që pas mbajtjes së praktikës ushtarake në Slloveni, merr gradën e nëntogerit dhe pastaj magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Në detyrën e mësuesit e arsimtarit ka punuar në shkollën e vendlindjes në vitet 1965-1973 (me ndërprerje). Në vitet 1973-1978 punoi në detyrën profesorit për lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Dardanës. Në vitin 1978 emërohet kryeshef në Organin e Mbrojtjes Popullore të kësaj komune, ku punoi deri në vitin 1988. Në qershor të këtij viti pushteti serb filloi fushatën e largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna, duke filluar nga këto organe, e kështu u veprua edhe ndaj tij që më se një vit mbeti pa punë. Në vitet 1981-2001 ka ligjëruar lëndën e Mbrojtjes Popullore në Fakultetin Teknik të Prishtinës, Dega e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, pra, deri kur hiqet kjo lëndë nga programi mësimor. Që nga viti 1989 punon në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton në Dardanë. Krahas punës është marrë edhe me shkrime. Deri më tash ka botuar më se 20 punime nëpër gazeta dhe revista, nga fusha e historisë, gjuhësisë dhe letërsisë. Deri tash ka botuar keto libra:

-SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 1945- 2000; Me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe),
- SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 2000- 2005 (II); Me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe),
- PISHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) I, Gjilan, 2006 (126 faqe) dhe
- PSIHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).

KONTAKTE ME MIKUN

My Photo
Fadil Demaku
Unë jam Fadil Demaku, i lindur më 28 nëntor 1958 në fshatin Abri e Epërme të komunës së Drenasit, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare. Tash mbarova Kollegjin Nacional të Biznesit dhe Teknologjisë, drejtimi i Farmacisë, këtu në SHBA.Isha udhëheqës i rinisë së Gjimnazit "Skënderbeu"në Drenas, i Drenasit e pastaj edhe në udhëheqjen e rinisë së Kosovës. Në vitet 1989-1993, drejtova gazetën studentore"Bota e re" në Universitetin e Prishtinës, e cila atëbotë ishte gazeta e vetme, që u përball me regjimin okupues Millosheviqian në Kosovë, duke përkrahur kërkesat e minatorëve të "Trepçes".Me mbylljën e "Botës së Re" u ktheva në Drenas, në Shkollën e Mesme Teknike, ku punova si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare.

Më gëzon kontakti i vënë me z.Fadil Demakun,ish-kolegun e studimeve në UP.Ai ishte i shoqëruar,intelegjent dhe veprimtarë.Vala e kurbetit na hodhi andej-këtej,andaj ky kontakt më bënë të ndjehem mirë.Rrespekt z.Demaku
SHABAN CAKOLLI-CAKAJ07

KËNGË NË DARDANË


SHABAN CAKOLLI



Këngë në Dardanë

Metush Krasniqit



Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës

ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979-1985

den 17 maj 2008

Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985


Nga Xhafer Durmishi
Përmbajtja e lëndës:

- Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ;
- Lidhja Sabri Novosella - Jusuf Gërvalla;
- Po Jusuf Gërvalla?
- Tezat e OMLK-së rreth Fronit Popullor për Republikën e Kosovës;
- LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, bisedimet në Ankara;
- Prishja e Sabri Novosellës me Xhafer Shatrin;
- “Zëri i Kosovës”, Suedi;
- “Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ-së;
- “Zëri i Kosovës”, organ i Grupit Komunist të Riza Salihut;
- “Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ-së, i drejtuar nga Jusuf Gërvalla;
- “Zëri i Kosovës”, organ i LRSHJ-së;
- “Zëri i Kosovës”, organ i Grupit Revolucionar të Xhafer Shatrit;
- Kronologji e shkurtër ngjarjesh në jetën e organizatave në mërgim


- Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ

Nga tri fotografi të botuara në “Zëri”, të Sabri Novosellës, Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, fitohet përshtypja se LNÇKVSHJ është udhëhequr nga treshi Sabri-Metush-Jusuf.
Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ. Në qoftë se shërbehemi, për hir të qartësisë, me gjeometri, nuk ka ekzistuar trekëndëshi Sabri-Metush-Jusuf, dhe as segmenti Metush-Jusuf, pra lidhja e drejtpërdrejt Metush Krasniqi-Jusuf Gërvalla. Këtë nuk e pohon drejtpërdrejtë as Sabriu, por përpiqet ta parashtroj në mënyrë indirekte: “Për këtë Jusufi e njoftonte vazhdimit degën e LNÇKVSHJ në Turqi dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lëvizjes në Kosovë”.

Jusufi, Metush Krasniqi dhe Sabri Novosella

Për të painformuarin citati i tillë duket i kthjellët dhe të lenë përshtypjen se lidhja e drejtpërdrejtë Metush-Jusuf ka ekzistuar. Për ata që formulimin e tillë e kuptojnë se lidhja ka ekzistuar, ky është një mashtrim. Për ata që e dinë këtë, e ky është një numër i vogël, Sabriu në frazën e vetë e ka gatuar mbrojtjen. Jusufi e njohtonte degën në Turqi (së pari pra-shënim i Xh.D.) dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lëvizjes në Kosovë (së dyti-shënim i Xh.D.). Del se të painformuarit, 99,9 % e lexuesve gënjehen, ndërsa për të informuarit është mburoja: Jusufi kishte lidhje me kryetarin Metush Krasniqi, por kjo lidhje ishte nëpërmjet Sabri Novosellës, i cili informohej së pari, e që ky pastaj e njoftonte kryetarin në radhë të dytë.

Jusuf Gërvalla nuk ka pas kurrë lidhje me Metush Krasniqin. Për këtë nuk ka asnjë dëshmi. Pasi që nuk ekziston asnjë letër, asnjë artikull, asnjë udhëzim me vlerë që ka qenë i njohur në Gjermani apo dikund tjetër, kjo duhet të merret si e pavërtetë. Ai që do ta nxjerrë Metush Krasniqin si kryetar të Lëvizjes, duhet të sjellë fakte.
Në një bisedë me Jusufin në verën e vitit ’81 lidhur me udhëheqë¬sinë e Lëvizjes, ai thotë: “Sabriu është kryetari i Lëvizjes”.
Kaq për (jo)lidhjen Metush Krasniqi-Jusuf Gërvalla.

Lidhja Sabri Novosella- Jusuf Gërvalla

Kjo lidhje ka ekzistuar, dhe si reale është më lehtë të ilustro¬het me shembuj të shumtë. Ta shohim nga afër!
Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërderejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi. Përveç Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjë kuadër më të lart, as personalisht e as përmes ndonjë vepre. Natyrisht se Sabriu i ka fol Jusufit se ekziston Komiteti Qendror,¬ Kryetari e gjëra të tjera.
Në dhjetor të vitit 1979 Sabriun për t'iu shmang ndjekjes e burgosjes, rrethanat e qesin në Turqi, ndërsa Jusufi, për arsye se Bardhosh Gërvalla punonte në Gjermani, shkoi në Gjermani. (Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla e lëshuan Kosovën pothuaj njëkohësisht.)
Nënvizoni, jemi në mesin e dhjetorit 1979. Prej dhjetorit 1979 e deri në Mars 1981 Jusuf Gërvalla nuk ka asnjë lidhje të vetme me Sabri Novosellën, e lere më me Metush Krasniqin.
Si e udhëhoqën LNÇKVSHJ, Sabri Novosella e Metush Krasniqi prej dhjetorit 1979 e deri në mars 1981?
Po Jusuf Gërvalla?
Dalja e Jusufit jashtë si personalitet i njohur, bëri jehonë të madhe në Kosovë. Jehona ishte e ngjashme edhe në Gjermani. Ai u kontaktua nga Ibrahim Kelmendi i cili i kërkoi ndihmë për nxjerrjen e “Bashkimit” si organ i Frontit të Kuq Popullor. Ibrahim Kelmendi vetë e kishte nxjerrur vetëm një numër në verën e vitit 1979. Jusufi i ofroi çdo ndihmë Ibrahimit, duke i lënë në dispozicion artikuj të shumtë të cilët Ibrahimi i zgjidhte sipas dëshirës. Jusufi i nxori dhe përgatiti 3 numra të “Bashkimit”, nga gjithsejt katër sa dolën. Vetëm pas dy muajsh, në shkurt 1980, në Gjermani Jusufi nxori numrin e dytë të “Bashkimit”. Në maj 1980 nxori numrin e tretë dhe në janar 1981 numrin e fundit të “Bashkimit”.
Në fillim të vitit 1981 Jusufi e ndërpreu bashkëpunimin (në nivelin apo në cilësinë e redaktorit dhe ideologut të Frontit të Kuq) me Ibrahim Kelmendin, çka bëri që Bashkimi të mos dali më.
Në gusht 1980 doli numri i parë i “Lajmëtarit të lirisë”. “Lajmëtari i lirisë” doli gjithsejt në tre numra. Nr.1, gusht 1980, nr.2, tetor 1980, nr.3 janar 1981. Në një pyetje të drejtpërdrejtë Jusuf Gërvallës, pse e ke nxjerrë “Lajmëtarinë e lirisë” pa e përzier atë me organizatën të cilës i takonte, Jusufi përgjigjet: “Unë nuk kamë pas lidhje me LNÇKVSHJ e me KQ, unë nuk kamë marrë asnjë direktivë për të nxjerrë ndonjë gazetë. Kam vepruar kështu që të mos mundet nesër të më thotë dikush se me kënd u more vesh që e nxore gazetën në emrin e LNÇKVSHJ-së”.

Se ka dal një revistë me emrin “Lajmëtari i lirisë”, Sabri Novosella e ka marrë vesh kah fundi i janarit 1981, d.m.th. pasi që janë nxjerrë të gjithë numrat dhe është ndërprerë dalja e tij.
Prej gjysmës së dhjetorit 1979 deri në gjysmën e janarit 1982, për këtë kohë sa Jusufi e Sabriu ishin njëkohësisht në mërgim, (25 muaj), kanë qenë në kontakt vetëm 10 muaj, d.m.th. 40% të kohës. Gjatë 25 muajve, përveç shumë trakteve, thirrjeve e artikujve, Jusufi herë pjesërisht e herë tërësisht punoi në nxjerrjen e 4 gazetave të ndryshme:
“Bashkimi”: shkurt 1980, maj 1980, janar 1981,
“Lajmëtari i lirisë”: gusht 1980, tetor 1980, janar 1981,
“Liria”: nr 3, maj 1981, nr. 4-5 korrik/gusht 1981,
“Zëri i Kosovës”: nëntor 1981, janar 1982.
Pra prej 11 numrave të gazetave në të cilat pati dorë në nxjerrjen e tyre, vetëm 2 ishin të LNÇKVSHJ-së, të asaj organizate në të cilën ai ishte anëtar. Puna e tij për LNÇKVSHJ në mërgim nga aktiviteti i tij i gjithmbarshëm është vetëm 18,18%.

LNÇKVSHJ dhe OMLK
Jusuf Gërvalla- Kadri Zeka

Në tetor 1980, dy muaj pas numrit të parë të “Lajmëtarit të lirisë” filloi dalja e revistës “Liria”, organ i Marksistë-Leninistëve të Kosovës, që pati si rrjedhim edhe njohjen e Kadri Zekës me Jusuf Gërvallën. Ata duhet të jenë takuar në mes të shkurtit 1981. Por nuk është e vërtetë se ata filluan menjëherë bisedimet për bashkim. Pra fjalët e Sabriut, se menjëherë pas kontaktit të Jusufit me Kadriun filluan bisedimet për bashkim nuk janë të vërteta. Të pa vërteta janë edhe fjalët se ai e njoftonte LNÇKVSHJ-në në Turqi dhe kryetarin Metush Krasniqi. Është pikë¬risht mungesa e çfarëdo kontakti me LNÇKVSHJ-në, ajo që Jusuf Gërvalla nuk mund të bënte kurrfarë bisedimesh për bashkim. Por fakti që ai nuk mund të zhvillonte bisedime për bashkim nuk do të thotë se edhe nuk bënte punë për bashkim. Ai Kadri Zekës i ofroi ndihmë ashtu siç i kishte ndihmuar më parë Ibrahim Kelmendit. Ia la në disponim disa artikuj Kadri Zekës që të zgjedhë për numrin e tretë të “Lirisë”, i cili doli në maj 1981, nën mbikëqyrjen teknike të Jusuf Gërvallës, i cili e radhiti dhe bëri të gjithë punën grafike e teknike për nxjerrjen e numrit të tretë. Jusufi gjithashtu organizoi dërgimin e këtij numri në Kosovë, duke e angazhuar për këtë punë shokun e vetë të ngushtë Haxhi Berishën nga Prapaqani, i cili ka futur me mijëra ekzemplarë të këtij numri në Kosovën e mbushur me forca të mëdha ushtarake e me atmosferën e orës policore.
Pranvera e vitit 1981 edhe në Evropën Perëndimore shkoi në shenjën e demonstratave të ndryshme e të një aktiviteti intensiv në përkrahje të demonstratave të Kosovës.
Tek në mars 1981, pas 15 muajve, Sabriu mori kontakt me Jusufin dhe menjëherë filloi të diskutoj me të për çështjen e nxjerrjes së “Zërit të Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së. Jusufi përgatiti teknikisht numrin 4-5 të “Lirisë”, që doli në korrik 1981, dhe kontribuoi me artikuj. Edhe në këtë rast ai i dha detyrë Haxhi Berishës ta marrë përsipër futjen e këtij numri të dyfishtë në Kosovë. Kësaj radhe, prej anës së Kadri Zekës, ndihmës e shok i tij i rrugës u caktua Hasan Mala.
Çështja e bashkimit u aktualizua pas pushimit të demonstratave në mërgim, aty kah mesi i korrikut, kur numri 4-5 i “Lirisë” doli nga shtypi. Për një nevojë të bashkimit flitej e bëhej shumë fjalë. Në pritje të një bashkimi u vendos që të mos dilet me “Zërin e Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së.

Tezat e OMLK-së rreth Fronit Popullor për Republikën e Kosovës

Në shtator erdhën Tezat rreth Fronit Popullor për Republikën e Kosovës tek Jusufi. Jusufi ishte parimisht 100 % me tezat që shtroheshin. Ai i shtypi (radhiti) në makinën e tij të shkrimit, i shumëzoi, i dërgoi një numër ekzemplarësh Kadri Zekës në Zvicër dhe vet i shpërndau në krejt rrethin e Shtutgartit. Bashkimi shikohej si një çështje dite, bisedat dukej se do të ishin vetëm formalitet me një procedurë shumë të shkurtë. Jusufi kurrë nuk do të përshkruante (radhiste) ato teza e t’i shpërndante sikur të mos pajtohej pikë për pikë me pikëpamjet e tyre.
Sabriu vazhdon: “Unë dhe Bardhoshi dolëm me qëndrimet e Organizatës që përfaqësonim: Të bashkohemi në një organizatë të vetme e cila mund të quhej Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”. Jusufi nuk ka përgatitur asgjë me shkrim për bisedimet e Stambollit të tetorit 1981, as Bardhoshit nuk i ka thënë asnjë fjalë për ndonjëfarë Lëvizje për Republikë. Jusufi është pajtuar me germën dhe me frymën e tezave rreth Frontit për Republikë, ashtu si ai i ka lexuar ato dhe si ua ka përcjellë vetë të tjerëve. Tezat Jusufi i ka kuptuar në këtë formë:
- Formimi i partisë pararojë e cila do ta udhëheqë Frontin,
- Në parti do të hyjnë kuadrot më të formuar dhe më të dëshmuar.
Këtë lloj interpretimi e ka lënë të nënkuptohet Kadri Zeka gjatë kontakteve me Jusufin.
Në Stamboll, gjatë bisedimeve Kadriu jep sqarimin e vetë konkret e lakuriq se si duhet lexuar tezat:
- Jo parti pararojë e përbërë nga anëtarë të organizatave të tjera, por vetëm nga radhët e OMLK-së,
- vetëm anëtarët e OMLK-së janë marksistë, komunistë të formuar,
- në organizatat tjera të tillë nuk ka, prandaj të tjerët - në Front për Republikë, nën udhëheqjen e OMLK-së.
Bardhoshi u kthye aty kah 9 tetori 1981, më saktësisht një ditë para se të hapej panairi i librit i Frankfurtit. Rrugës për në panair na u dha rasti së pari ta dëgjojmë Bardhin të tregoj për takimin e Stambollit. Bardhoshi tregoi se bisedimet në mes Sabri Novosellës e Kadri Zekës sa i përket bashkimit ishin të shkurta, dhe u ndërprenë shumë shpejt pasi Kadri Zeka tha se nuk ka ardhë të bisedoj për bashkim.
Thelbin e bisedimeve ai e tregoi me këto fjalë:
Sabri Novosella: Mund të fillojmë bisedimet për çka jemi mbledhur, bisedimet për bashkimin e organizatave në një të vetme?
Kadri Zeka: Ne jemi për krijimin e një fronti në bazë të këtyre tezave, i cili do të udhëhiqet nga OMLK!
SN: Ne kemi menduar se do të vish për çështjen e bashkimit të organizatave. Është çështja e këtyre bisedimeve për shkak të të cilave ne e kemi pezulluar nxjerrjen e “Zërit të Kosovës” qe disa muaj!
KZ: Unë nuk kam autorizime me bisedua për bashkimin më shumë se ajo që thash, e që është në teza!
SN: Atëherë pse ke ardhur?
KZ: Që të shihemi!
SN: Sa për t’u parë, mua më shumë më ka marrë malli për familjen time që nuk i kam pa qe dy vjetë.
Bardhi vazhdon, se, menjëherë pas mbylljes së bisedimeve u vendos që të fillohet me nxjerrjen e “Zërit të Kosovës”, si organ i LNÇKVSHJ-së.
Jusufi u befasua nga mosrezultati i takimit, por edhe ishte i kënaqur që gjërat ishin qartësuar. Puna në nxjerrjen e “Zërit të Kosovës” qe e shpejtë dhe numri i parë doli pas njëzet ditësh, pra në fillim të nëntorit 1981.
Është paradoksale se si në bisedime qenka arsyetuar një qëndrim i përpiktë ndaj Republikës para dikujt që nuk ka ardhur as të zhvilloj bisedime, përveçse t'i komentoj e sqaroj tezat rreth Frontit, e vetëm pas një ore të jepet direktiva për nxjerrjen e një gazete krejt në kundërshtim me atë që është mbrojtur në bisedime.
Në bisedimet e Stambollit roli përçarës i Bujar Hoxhës nuk ka qenë vendimtarë për rrjedhën e tyre.

LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, bisedimet në Ankara

Rruga ime në Turqi më 13 shkurt 1982, në radhë të parë ka qenë për ta informuar Sabriun për gjendjen e krijuar pas atentatit të 17 janarit dhe për të planifikuar punën e ardhshme.
Sabriu thotë se Shtabi i partisë me Abdullahun në krye, me gjithë gjërat qesharake e budallallëqet e tyre çmohet shumë nga diplomacia shqiptare e Bujar Hoxha. Ne do të bisedojmë me ta për bashkim. Mos ta nënçmojmë gjendjen, përkundër budallallëqeve që ke me i dëgjuar nga goja e tyre, mund të ndodhë që të vij deri te bashkimi.
Udhëheqja e Partisë përbëhej nga:
- Abdullah Prapashtica, Kryetar i Partisë Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ),
- gruaja e tij (e cila do të zgjidhej) kryetare e organizatës së gruas,
- Osman Osmani, sekretar,
- Faton Topalli, kryetar i organizatës së rinisë dhe nip i Abdullahut.
I vetmi prej tyre që din diçka, thotë Sabriu, është Fatoni, por si nip i Abdullahut nuk guxon të ketë mendime të pavarura.
Dhe me të vërtetë kur u takuam më vonë dukej se Fatoni ishte në aso pozite të keqe ku e kishte vu Abdullahu sa nuk di se a mund të gjendet ndonjë rast i ngjashëm tjetërkund. Vuajtja dhe mundimi i Fatonit qëndronte në atë se ai shpesh ngatërrohej dhe e kishte vështirë se si ta thirrte Abdullahun; shoku Kryetar apo dajë.
Thelbi i aktivitetit të partisë në gjithë “modestinë” e vetë ishte ky:
- Partia është autore e kërkesës Kosova Republikë dhe organizuese e demonstratave të vitit 1981,
- Abdullahu, në cilësinë e inspektorit të sigurimit shtetëror, ka pas mundësinë ta studioi aktin e Adem Demaçit. Për këtë arsye Adem Demaçi i takon PKMLSHJ-së, ai është ideologu i saj.
- Kriteri kryesor për zgjerimin e radhëve të partisë janë lidhjet familjare,
- Partia ka nxjerrë organin e vetë “Revolucioni”, në të cilin Kryetari i partisë dhe sekretari i saj shpallen heronj të popullit, si dhe organin e rinisë “Atdheu”,
- Partia i ka shkruar KQ të LKJ-së dhe e ka thirrë në bisedime nga pozita të barabarta,
Prandaj, vazhdohet me stilin e “modestisë”,
- çdo gjë e mirë nga demonstratat e vitit 1981 janë vepër e popullit, ndërsa për pasojat merr përgjegjësinë partia,
- të gjithë ata që kanë luftuar për bashkim kombëtar janë njerëz të komprometuar nga pikëpamja e Kosovës Republikë, dhe si të tillë duhet të tërhiqen mënjan ose t'i vihen në dispozicion politikës e shtabit të partisë, i cili ka dalë jashtë t'i bashkoi organiztat në PKMLSHJ.
Ndaj budallallëqeve të këtyre kalorësve të situatave, unë reagova ashtu siç ishte e natyrshme për të reaguar. Përkundër të gjithave ne do të duhej të bisedonim me ta.
Pas tri ditë bisedash në Adapazar, në mbrëmjen e 16 shkurtit u nisëm me Sabriun për në Ankara, atje ku ishte vendosur udhëheqja e PKMLSHJ-së. Së pari në Ankara, në paraditën e 17 shkurtit, takuam Bujar Hoxhën dhe biseduam për gjëra të përgjithshme. Ai e dinte se ne do të bisedonim për bashkimin. Ai shtroi një pyetje të drejtpërdrejtë: Pse unë isha kundër asaj që organizata e krijuar të quhet parti, dhe shtoi më pas: “Bashkohuni!”
Ndërhyrja e tij kishte një peshë. Por kryesorja ishte ajo që ne (unë e Sabri Novosella) nuk ishim kundër bashkimit, ndërsa “motivi kryesor” i udhëheqjes së partisë për dalje jashtë, thuhej se ishte pikërisht që t'i bashkoj organizatat. D.m.th. ekzistonte baza për fillimin e bisedimeve pa kushte, me mundësi për marrje vendimesh, pa u fshehur pas mungesës së autorizimeve.

Prishja e Sabri Novoselles me Xhafer Shatrin

Ardhja e Sabriut nga Turqia në Evropën Perëndimore nuk ishte ndonjë çështje e shpëtimit të vijës së Lëvizjes. Sabriu ishte mërzitur vetëm në Turqi dhe donte të vinte në Perëndim. Si refugjat politik në Turqi ai e kishte shumë vështirë të merr pasaportë. Xhafer Shatri ia dërgoi disa vërtetime e dokumente përmes lidhjeve që kishte me Ramadan Osmanin në Malmo të Suedisë, dokumente e ftesa për vizitë në Suedi, të cilat qenë vendimtare që Sabriut t’i jipet pasaporta e leja për të udhëtuar. Përgatitjet për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit Sabriu i ka bërë pothuajse gjatë gjithë vitit 1983. Këto m'i thotë Xhafer Shatri, kur po përgatisnim numrin e dytë të “Zërit të Kosovës”, në mars 1983 në banesën e tij në Gjenevë. Ai disa herë u shprehë në formën: “Ta shpëtojmë Sabriun nga shkretinat e Anadollit”.
Në fillim të nëntorit 1983 Sabriu erdhi në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe dukej sikur “moti ishte i kthjellt” e çdo gjë do të jetë mirë. Sidomos qëndrimi i tyre ndaj diplomacisë shqiptare ishte pika më unike.
Sabriu sheh se, për gjithë ato kontakte që ishin krijuar përmes adresës së “Zërit” në Biel Bienne, ai ishte i painformuar dhe e ndjen veten të mënjanuar. Divergjenca të tjera lindin edhe për atë se, në historinë e Lëvizjes për Republikë cila datë është më e rëndësishme: 17 shkurti apo 15 maji 1982. Pikë tjetër fërkimi ishin edhe bisedimet e tetorit 1981 të Stambollit me Kadri Zekën, ku Sabriu e paska paraqitur Xhafer Shatrin si anëtar të organizatës së vetë dhe krejt lindjen e OMLK, vetëm si rezultat të këputjes së lidhjeve me LNÇKVSHJ-në.
Sabriu e akuzon Xhafer Shatrin në Gjenevë dhe akuzat i shpërndan përmes telefonit të tij. Akuzat e Sabriut pra nuk ishin ndonjë kritikë, por akuza të vrazhda që kishin për qëllim shkarkimin e Xhafer Shatrit si drejtues të “Zërit të Kosovës”, qërimin e hesapeve me te në stilin “ose-ose”. Në akuzat e tilla Sabriu mbeti i vetmuar, sepse ato nuk i pranoi askush.
Nga procesverbali i mbajtur prej Ibrahim Kelmendit, del se Xhafer Durmishi, lidhur me fjalët që lëshonte diplomacia shqiptare kundër Xhafer Shatrit në vende të ndryshme tek shumë njerëz e jo vetëm tek Sabriu, i cili u bë zëdhënës i tyre, thotë: “Nuk jam për atë që të bazuar në Shqipërinë të akuzohen shokët”. Ky qëndrim i imi ndaj intrigave të diplomacisë shqiptare figuron edhe në letrën e Sabri Novosellës të 16 janarit 1984, dërguar mua e Faridin Tafallarit. Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari nuk e pranuan propozimin e Ibrahim Kelmendit për përjashtimin e Sabriut nga Lëvizja, dhe kështu erdhi tek një thyerje e re, thotë Sabriu në shkrimin e tij. Pikëpamjet e ndryshme e diametralisht të kundërta të Xhafer Durmishit me Ibrahim Kelmendin kanë qenë rregull dhe votimi i ndryshëm në këtë pikë nuk ishte diçka e re. As Xhafer Shatri nuk ishte për thellimin e acarimeve për faktin e thjeshtë se sulmi i Sabriut mbeti i pa efekt. Kjo nuk do të thoshte se do të vazhdonte loja sikundër nuk ka ndodhur asgjë.
Sabriu ishte i vetmi të cilit i ngutej, ishte i vetmi që kishte interes që përçarjen ta çoi deri në shkëputje. Vetë sulmi i tij nuk kishte qenë i atij lloji për të lënë ndonjë urë lidhjeje. Ai ishte i interesuar për këtë sepse pas atyre sjelljeve, ai kurrë më nuk do të mund të pretendonte për ndonjë vend me rëndësi në Lëvizje. Prandaj ai vazhdoi me disa “komunikata”, “proklamata” e “qarkore” për të cilat vazhdimisht e ngarkon diplomacinë shqiptare.
Fushata kundër meje prej diplomacisë shqiptare, e as ndonjë fjalë e mirë prej tyre (nëse është thënë ndonjëherë) kurrë nuk kanë pas ndikim në vendimet e mia. Fushatat e periferisë (me periferi nënkuptoj edhe intrigat e PPSH) nuk luajnë asnjëherë ndonjë farë roli, në qoftë se ata që ulen në një tavolinë janë unik dhe i mbajnë fjalët edhe pas përfundimit të mbledhjeve.
Komunikatat, qarkoret, një gazetë që doli në Bruksel si organ i një dege të Lëvizjes, pa marrëveshje me udhëheqjen dhe pikëpamjet e ndryshme sollën deri tek shkëputja.
Arsyeja që edhe unë u largova nga Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi ishin pikëpamjet krejtësisht të kundërta lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare e çështjeve organizative, pikë në të cilën Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi mendonin njësoj. Për shkak të këtyre dallimeve unë kisha kërkuar dorëheqje nga Qendra Ekzekutive e Lëvizjes, qysh në korrik 1983 e që nuk ishte pranuar.


“Zëri i Kosovës”, Suedi

“Zëri i Kosovës” që ka dalë në Suedi, për ndryshim nga shumë gazeta të asaj kohe- pikë qendrore në politikën e saj nuk e ka pas informatën bardhë e zi, por të përpunoj qëndrimet ndaj - taktikës për Kosovën Republikë,
- klubeve shqiptare, që kanë qëndruar jashtë Lëvizjes,
- punës ilegale e legale,
- metodave reale dhe atyre aventuriere,
- çështjeve të organizimit,
- punës për nxjerrjen e një gazete,
Me fjalë tjera ta përshkruaj jetën e asaj organizate nga e cila është mundësuar dhe kushtëzuar dalja e tij. Për këtë edhe ka pasur shumë kritika në adresë të tij. Por ato gjithmonë kanë qenë nga një krah më i majtë e “revolucionar”. Epitetet kanë qenë: likuidatorë, revizionistë, republikan, dorështrirës etj.
Nga procesverbali i mbledhjeve në banesën e Hasan Malës dhe nga letra e Sabriut e 16 janarit 1984, del se unë nuk i kamë pas kurrë për busull pëshpëritjet e Bujar Hoxhës, Ibrahim Qavollit dhe as të Engjell Kolanecit, dhe kam pasë guxim me u deklarua për to, edhe pse dihej se atë proces Sabriu ia dërgonte Ibrahim Qavollit, në konsullatën shqiptare të Stambollit.
Botkuptimet e mia politike, pikëpamjet e mia mbi zhvillimin historik janë konstante materialiste përkundër furtunave e stuhive kaq të forta duke filluar prej dyfytyrësisë e deri tek njëqindëfytyrësia.
Numri i parë i “Zërit të Kosovës”, me adresë në Suedi, doli në qershor 1984. Kjo gazetë doli përafërsisht njëherë në muaj gjer në korrik 1985. Në fillim të shkurtit 1985 Sabri Novosella, për shkaqe e teke të veta, ndoshta i penduar për prishjen e tij me Xhafer Shatrin u distancua krejtësisht nga gazeta “Zëri i Kosovës” me adresë në Suedi. Për këtë ai njoftoi shokët në Shtutgart e Zurich. Në prill apo maj 1985 Sabriu iu mbështetë Hysen Gërvallës, i cili u bashkua me atë pjesë të Lëvizjes që kishte qendrën në Zvicër. Nga kjo rrjedhë se thënia e Sabriut “urdhnova me e ndalë gazetën në Suedi” është falsifikim i të vërtetës.
Pohim tjetër i Sabriut lidhur me “Zërin” që dilte në Suedi: “...e jepte bekimin diplomacia shqiptare për çdo numër të organit”.
Unë nuk di asnjëherë se si reagonte diplomacia shqiptare ndaj gazetës. Ata janë interesuar shumë se çfarë po shkruhet dhe kontaktonin vazhdimisht me të gjithë ata që kishin të bënin me gazetën, por kurrë drejtpërdrejt me drejtuesit e gazetave. Sipas logjikës së tyre ai që drejton gazetën duhej vetë të merrte iniciativën për t'i takuar. Në pranverën dhe verën e vitit 1985 thirrjet e kritikat e diplomacisë shqiptare se unë “punoj krye në veti e pa u konsultuar” kanë qenë monotone.
Numri i fundit i “Zërit të Kosovës”, Suedi, doli në korrik 1985. Në këtë numër paralajmërohej ndërrimi i emrit të gazetës dhe emrit të organizatës për të zhdukë përzierjet që bëheshin me atë në Zvicër. Pas botimit të këtij lajmi, të gjetur para një situate të re, shokët në Gjermani e Zvicër dërguan katër veta në Stockholm dhe e morën makinën e shkrimit me të cilën ishte nxjerrë gazeta. Pra, ai i cili nuk është në gjendje për ta filluar e për ta mbajtë gjallë një gazetë ai kurrë nuk pyetet as kur me e ndërpre atë.

“Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ-së

Në vitin 1979 në statutin e LNÇKVSHJ-së, thuhet organ i saj është “Zëri i Kosovës”. Se si duket ky organ para nëntorit të vitit 1981, kur doli numri i parë, i nxjerrur nga Jusuf Gërvalla, unë nuk e di dhe nuk kam takuar asnjë njeri që mund ta qes në tavolinë organin e lartpërmendur. Për këtë arsye ekzistenca e një gazete me emrin “Zëri i Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së, përderisa të mos vërtetohet e kundërta mbetet një trillim, një çështje që në mungesë faktesh s'ka se si të besohet.

“Zëri i Kosovës”, organ i Grupit Komunist të Riza Salihut

Në fillim të vitit 1980 në Kosovë ka qarkulluar një fletushkë e “Grupi komunist Zëri i Kosovës” që është nxjerrë nga Riza Salihu në Shtutgart. Në verën e vitit 1980 Sabri Novosella lajmërohet në Stamboll për fletushkën e Grupit Komunist “Zëri i Kosovës” për çka ai dëshiron t'i sigurohet shpejt një kopje që ta dërgoj në konsullatën shqiptare të Stambolit dhe t'ua dëshmoj atyre tetekëve se shokët e Sabrisë dhe Komiteti Qendror me Kryetarin e vetë nuk hanë bukë badihava.
Po në verën e 1980 Jusuf Gërvalla takohet me Riza Salihun. Në bisedë e sipër Rizahu e pyet Jusufin se çfarë organi nxjerr organiza¬ta e juaj. Kur Jusufi i përgjigjet se organ i LNÇKVSHJ është “Zëri i Kosovës”, Riza Salihu dëshpërohet e revoltohet shumë dhe e prishë bisedën me Jusufin. Më vonë kur Jusufi merr kontakt me Sabriun, në një ndër letrat e para i thotë se emri “Zëri i Kosovës” nuk është i përshtatshëm për organizatën tonë pasi të njëjtin emër e përdorë Riza Salihu për grupin e tij. Sabriu i thotë se “Zëri i Kosovës” i grupit të Riza Salihut është diçka tjetër nga “Zëri i Kosovës” i LNÇKVSHJ-së.

“Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ-së, i drejtuar nga Jusuf Gërvalla
Dalja me “Zërin e Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së ishte planifikuar në verën e vitit 1981, por bisedimet me OMLK-në e që nxirrte revistën “Liria” e pezulluan këtë punë gjer në nëntor 1981, kur doli numri i parë i saj. Në janar 1982 doli numri i dytë. Vetura e Bardhosh Gërvallës në të cilën u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka ishte e mbushur me këtë numër i cili posa kishte dalë nga shtypshkronja. Mu për këtë, për aktivistët e rrethit të Shtutgartit kjo gazetë mori një përmbajtje shumë më të thellë se sa që kishte pasur përpara.

“Zëri i Kosovës”, organ i LRSHJ-së

Në bisedimet e Ankaras të 17 shkurtit 1982 shtrohet pyetja se çfarë emri të ketë gazeta e LRSHJ-së. Për shkak të ngjarjes së 17 janarit, para se të shkojmë në bisedimet e 17 shkurtit ishim marrë vesh me Sabriun që të mbrojmë emrin “Zëri i Kosovës” për organizatën e bashkuar, e cila u quajt LRSHJ me propozim të Osman Osmanit.
Kur Sabriu ua propozoi “Zërin e Kosovës”, shokëve të partisë u qitshin sytë xhixha. Kurrsesi- thanë ata në fillim. Ne kemi nxjerrë dy organe, “Revolucionin” si organ të partisë dhe “Atdheun” si organ të rinisë që kanë luftuar për republikë dhe po heqim dorë nga emri i tyre për hir të bashkimit, kurse ju kërkoni ta mbajmë emrin e “Zërit të Kosovës”, emër i cili është i komprometuar me kërkesën për bashkim e për luftë kundër Jugosllavisë. Parimisht ata kishin të drejtë, por nga ato që kishin thënë se kishin bërë kishte aq mendje¬madhësi të paskrupullt, kështu që ne nuk besonim aspak se organe të tilla kanë ekzistuar, bashkëbiseduesit nuk shfaqnin ato cilësi që do ta mbushnin mendjen se kanë qëndruar pas çfarëdo gazete që meriton për t'u zënë në gojë.
Shokët e partisë u treguan mosmirënjohës dhe nuk ia dinin aspak për faleminderit Sabriut që e kishte gjet emrin për organin e Lëvizjes, duke lënë të nënkuptohej se bisedimet për bashkim nuk ishin drekë nrikulli¬jash për t'ia ngjitë emrin një foshnje. Por meqë ne nuk u lëshuam pe në këtë pikë ata u pajtuan me këtë, apo thënë më drejtë u detyruan të pajtohen.
Unë e Osman Osmani u kthyem në Gjermani më 22 shkurt 1982. “Zëri i Kosovës”, numri i tretë, ishte në fazën përfundimtare. Unë pritja se ai do të dali si organ i LRSHJ-së. Ndërrimi në kokën e organit nga LNÇKVSHJ në LRSHJ ishte një çështje tepër e thjesht. Osman Osmani ndërhyni duke thënë: “Le të del edhe ky numër si organ i LNÇKVSHJ-së në mënyrë që armiku të mos kujtoj se mbas atentatit u shkatërrua LNÇKVSHJ”. Ne në rrethin e Shtutgartit nuk e kundërsh¬tuam në këtë pikë. Por e gjithë kjo ishte një dredhi e intrigë e cila kishte për qëllim të vonon çështjen deri më 14 e 15 maj në mënyrë që aty të shtrohej prapë çështja e emrit të gazetës për LRSHJ. Pra në këtë pikë ku ata vetëm nuk kishin mundur të bënin asnjë ndryshim, shpresonin tani më 14 e 15 maj se me ndihmën e Xhafer Shatrit do të bënin ndërrimin e emrit të organit. Xhafer Shatri, si përfaqësues i OMLK-së dhe i revistës “Liria” kishte arsye shumë më të mëdha që të kërkonte një emër më neutral se sa “Zërin e Kosovës”, për LRSHJ. Por emri i “Zërit të Kosovës” nuk u ndryshua as më 15 maj, përk¬undër faktit se ishte e vetmja pikë që u diskutua.

“Zëri i Kosovës”, organ i Grupit Revolucionar të Xhafer Shatrit
Më vonë, në vitin 1984 Xhafer Shatri shkroi një artikull, sipas të cilit një gazetë që ka dalë me emrin “Zëri i Kosovës” diku në vitet 1970 ka qenë organ i Grupit Revolucionar.

Kronologji e shkurtër ngjarjesh në jetën e organizatave në mërgim

Verë 1979: Ibrahim Kelmendi nxjerr numrin e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq.
Dhjetor 1979: Jusuf Gërvalla arratiset nga Kosova dhe shkon tek vëllai i tij Bardhoshi në Gjermani, në Shtutgart.
Shkurt 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të “Bashkimit”.
Maj 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e tretë të “Bashkimit”.
Gusht 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e parë të “Lajmëtarit të lirisë”.
Tetor 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të “Lajmëtarit të lirisë”. Në Zvicër del numri i parë i “Lirisë”, organ i OMLK-së.
Dhjetor 1980: Del numri i dytë i “Lirisë”.
Janar 1981: Jusuf Gërvalla nxjerrë numrin e fundit të “Bashkimit”, të katërtin me radhë, dhe ndërprenë bashkëpunimin me Ibrahim Kelmendin, në cilësinë e Redaktorit të “Bashkimit” dhe të ideologut të Frontit të Kuq Popullor. Del numri i tretë dhe i fundit i “Lajmëtarit të lirisë”.
Maj 1981: Jusuf Gërvalla ndihmon dhe bënë përgatitjen teknike të numrit të tretë të “Lirisë” dhe organizon dërgimin e saj në Kosovë.
Prill-Maj-Qershor 1981: Punë e madhe praktike për organizimin e tetë demonstratave në qendra të ndryshme të Evropës në përkrahje të demonstratave të Kosovës në Pranverën 1981.
Korrik 1981: Jusuf Gërvalla ndihmon me artikuj dhe përgatitë teknikisht numrin e dyfishtë 4-5 të “Lirisë” dhe organizon dërgimin e saj në Kosovë.
Shtator 1981: Dalin Tezat rreth Frontit për Republikë, të OMLK-së.
Tetor 1981: Në Stamboll mbyllen pa rezultat bisedimet për bashkim në mes Sabri Novosellës dhe Kadri Zekës. Me propozim dhe kërkesë të Sabri Novosellës, Jusuf Gërvalla fillon të nxjerrë “Zërin e Kosovës” si organ të LNÇKVSHJ-së.
Nëntor 1981: Del numri i parë i “Zërit të Kosovës”, i LNÇKVSHJ-së.
Janar 1982: Del numri i dytë e “Zërit të Kosovës”, i LNÇKVSHJ-së.
Në Untergrupenbah, në mbrëmjen e 17 janarit 1982 nga armiqtë e popullit shqiptarë vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.
5 shkurt 1982: Varrosen vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, në varrezat kryesore të Shtutgartit.
17 shkurt 1982: Në orët e vona të natës përfundojnë bisedimet për bashkim në mes LNÇKVSHJ-së e PKMLSHJ-së në Ankara. Në bisedime marrin pjesë Sabri Novosella, Xhafer Durmishi, Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli.
Mars 1982: Del numri i “Zërit të Kosovës”, (pas atentatit të 17 janarit) nën drejtimin e Xhafer Durmishit.
3 prill 1982: Demonstratë e shqiptarëve në Bon.
24 prill 1982: Demonstrata e parë shqiptare në Vjenë.
14 maj 1982: Në Biel Bienne takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Përkundër kërkesave të Osman Osmanit e Xhafer Shatrit për ndryshimin e emrit të organit, “Zëri i Kosovës” mbetet organ i LRSHJ-së. Në takim ndahen detyrat, ku Xhafer Durmishi ngarkohet të vazhdoj me nxjerrjen e organit të Lëvizjes. Pjesërisht me shkrime dhe me përgatitjen e plotë teknike merret gjer në mars 1983.
Takimi i 14-15 majit 1982 është i pari dhe i fundit ku ishte e pranishme ajo pjesë që rridhte nga PKMLSHJ-ja.
Qershor 1982: Del në Shtutgart numri i parë i “Zërit të Kosovës” si organ i Lëvizjes për Republikë.
26 qershor 1982: Demonstratë e koordinuar shqiptare në Bern dhe Sydnay të Australisë, në ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të LKJ.
Dhjetor 1982: Demonstrata më jehonëmadhe deri atëherë (e para e mbajtur në një ditë pune) në Gjenevë, më 10 dhjetor 1982, me rastin e ditës për të drejtat e njeriut.
Janar 1983: Mbledhje në banesën e Hafiz Gagicës. Marrin pjesë: Xhafer Shatri, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Durmishi. Zgjidhet Qendra Ekzekutive (emër i propozuar prej Xhafer Shatrit) e Lëvizjes. Ndahen këto detyra:
Xhafer Shatri- nxjerrjen e gazetës,
Faredin Tafallari- arkëtar,
Hasan Mala- lidhjet me Kosovën,
Ibrahim Kelmendi- lidhje me organizata të jashtme,
Xhafer Durmishi- çështjet organizative në mërgim, relacionet me klubet shqiptare.
Mars 1983: Del numri i dytë i (për vitin 1983) “Zërit të Kosovës” në Gjenevë nga Xhafer Shatri e Xhafer Durmishi, dhe pas përfundimit të punimeve bëhet një mbledhje e Qendrës Ekzekutive. Hasan Mala dhe Faridin Tafallari votojnë për pikëpamjet e Xhafer Durmishit lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare në mërgim.
Korrik 1983: Në një shtëpi malore në Zvicër bëhet një tubim i madh i aktivistëve më të dalluar të Lëvizjes në Evropë si dhe përfaqësues klubesh. Merret një vendim për themelimin e një Bashkësie të klubeve shqiptare dhe demaskohet puna intriguese e PKMLSHJ-së.
Në mbledhjen e Qendrës Ekzekutive që mbahet pas tubimit, Xhafer Durmishi kërkon dorëheqje për shkak të pikëpamjeve të kundërta me Ibrahim Kelmendin e Xhafer Shatrin në çështjen e klubeve shqiptare dhe punën e tyre.
Nëntor 1983: Sabri Novosella vjen nga Turqia në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe pas disa ditësh i bënë një varg akuzash. Akuzat e Sabri Novosellës hidhen poshtë nga të gjithë.
Mars 1984: Mbledhje në Gjenevë ku marrin pjesë Xhafer Shatri, Ibrahim Kelmendi, Faridin Tafallari, Haxhi Berisha dhe Xhafer Durmishi.
Qershor 1984: Del “Zëri i Kosovës” në Suedi. Gjatë vitit 1984 dalin 5 numra.
Korrik 1985: Del numri i fundit i “Zërit të Kosovës” në Suedi. Gjatë vitit 1985 dalin 8 numra. Pjesa më e madhe e atyre që e kanë përkrahë këtë gazetë u aktivizuan në partitë e ndryshme demokratike të Kosovës.

P.S.(Këtë shkrim e kamë kryer në maj të vitit 1992. Ka qenë i paraparë si reagim ndaj një shkrimi të Sabri Novosellës botuar në “Zëri”, por “Zëri” e ka cunguar dhe ka botuar vetëm një pjesë të vogël të tij